Historianët kundër ”shtrembërimit të Holokaustit”
Në vitin 2011 Jan Grabovski, një historian polak, publikoi një kërkim me përmbajtje shpërthyese për sjelljet e qytetarëve polakë gjatë Holokaustit, duke u përqendruar në komunitetin e Dabrova Tarnovska, ku hebrenjtë polakë u rrethuan dhe u vranë nga fqinjët e tyre. Libri shkaktoi polemika të ashora në vendin e lindjes të studiuesit. Pas 10 vitesh tashmë, Grabovski, aktualisht profesor historie në universitetin e Otaua, është ende i përfshirë në procese gjyqësore që lidhen me librin e tij. Në përpjekje për të tërhequr një bazë nacionaliste, partia e djathtë në qeveri “E drejta dhe Drejtësia”, prej kohësh bën presion në atë që kritikët e shohin si “politika e kujtesës”.
Në qendër të kësaj situate është teoria sipas së cilës kanë qenë ekzluzivisht nazistët që kanë vrarë tre milion hebrenj polakë gjatëLuftës së Dytë Botërore, jo polakët: pra polakët janë eksluzivisht viktima të Holokaustit dhe jo vrasës. Në mars të vitit 2018 në Poloni u miratua ligji që kriminalizon të gjithë ata që akuzojnë kombin polak për krime lufte të kryera nga Gjermania naziste duke ndaluar vecanërisht përdorimin e termit “kamp shfarosës polak” duke iu referuar kampeve të përqendrimit të ngritura në Poloninë e pushtuar. Historianë si Grabovski flasin për përpjekje për rishkrimin e historisë të konfliktit botëror duke e cilësuar si një “shtrembërim të Holokaustit”. Sipas tyre bëhet fjalë për veprime dhe më të rrezikshme se mohimi.
Ai thekson se pika kryesore e forcës e këtij argumentimi është transmetimi i mesazhit ë cilin njerëzit duan të dëgjojnë: Holokausti ndodhi, por kombi im, grupi im, tribuja ime, nuk pati gisht në ‘të. Grabovski vlerëson se numri i hebrenjve të vrarë nga polakët – ose të denoncuar ndhe të dorëzuar në duart e gjermanëve – pra të vrarë nga nazistët – janë 200 mijë. Por ai nuk është historiani i parë që vë në diskutim këtë temë. Në vitin 2001 një libër revolucionar i Jan Ti Gross me titull “Fqinjët: Shkatërrimi i komunitetit hebre në Jedvabne në Poloni”, trajtonte vrasjen e 340 hebrenjve polakë nga ana e banorëve të fshatit: burra, gra dhe fëmijë u mbyllën në një kasolle dhe u dogjën të gjallë.
Por polakët kanë shpëtuar dhe me mijëra hebrenj gjatë atyre viteve. Janë rreth 7 mijë personat e konfirmuar nga Enti Kombëtar i Kujtesës së Shoah të Jeruzalemit, dhe Polonia numëron delegacion më të madh. Por Grabovsi këmbënul se në punën e tij ai thekson se planii genocidit ishte gjerman; gjithësesi pa rrethanat lehtësuese në vend, gjermanët nuk do të kishin qenë kaq efikasë. Sipas tij kjo pjesë e historisë nuk është treguar asnjëherë, dhe historianët kanë detyrime ndaj viktimave dhe lexuesve të sotëm. Polonia nuk është i vetmi vend që përballet me atë që ka ndodhur gjatë pushtimit nazist të Europës Lindore dhe me rolin e ushtarëve të saj. Nga gjashtë milionë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit, pjesa më e madhe e tyre rreth 5.7 milion janë vrarë jashtë kufijve të Gjermanisë: 1.1 milion u vranë në Bashkimin Sovjetik, 569 mijë në Hungari dhe 3 milion në Poloni ku gjenden dhe disa nga kampet më famëkeqe naziste mes të cilëve dhe Aushvic – Birkenau.
Faktet tregojnë se gjysma e hebrenjve të vrarë humbën jetën në kampet shfarosëse naziste, ndërsa të paktën një e katërta u pushkatua nga skuadrat e vdekjes dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në të gjitha këto faza të masakrave masive, shumë civilë jo gjermanë morën pjesë vullnetarisht në operacionet e vrasjeve. Për shumë vende cështja e marrjes përsipër të fajit, për shumë kohë ka qenë e vështirë për t’u gëlltitur. Pas vitit 1945, pjesa më e madhe e Europës Lindore u përthith nga Bashkimi sovjetik dhe genocidi nazist nuk u trajtua kryesisht si një tragjedi e popullit hebre. Vetëm me rënien e murit të Berlinit, historianët ishin në gjendje të vlerësonin masakrat e kryera në Europën lindore. Duhej pritur deri në vitin 2004 para pranimit nga ana e Rumanisë për përfshirjen e ushtarëve të saj në deportimin dhe vrasjen e heprenjve nën drejtimin e nazistëve. Presidenti i atëhershëm rumun Ion Iliesku u shpreh se tragjedia e tmerrshme e Holokaustit u bë e mundur falë bashkëpunimit të institucioneve shtetërore 0 si shërbime sekrete, ushtria, policia etj. Ai theksoi se nuk ka asnëj justifikim për ata që kanë dërguar me gjakftohtësi drejt vdekjes bashkëqytetarët e tyre, që i kanë diskriminuar, poshtëruar dhe përjashtuar nga shoqëria.
Në vitin 2014 qeveria hungareze, nëpërmjet ambasadorit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, mori përsipër përgjegjësinë e deportimeve në masë të hebrenjve në kampet e shfarosjes në vitin 1944, të kryera nga zyrtarët hungarezë nën drejtimin e forcave naziste. Vende të tjera si Polonia dhe Lituania ku gjatë Holokaustit u vra 95 për qind e komunitetit hebre në vend rreth 250 mijë persona, ende nuk kanë pranuar përgjegjësitë. Në një shkrim të publikuar tek Politiko, kryeministri i Polonisë Mateus Moraviecki shprehej se polakët – në vend që të ishin bashkë përgjegjës në krime kundër njerëzimit – janë munduar të ndihmojnë hebrenjtë në mënyrë klandestine. Madje shumë prej tyre janë vrarë për këtë arsye. Ai thekson se përpjekjet për të përshkruar Poloninë si një shtet fajtor dhe jo si viktimë, nuk mund të tolerohen. Ndërsa në Lituani, një ligjvënës i partisë në qeveri, deklaroi një muaj më parë se po punonte për një projektligj ku do të shkruhet e zezë mbi të bardhë se as qeveria e Lituanisë dhe as populli i saj nuk kanë qendë të përfshirë në Holokaust.
Për më tepër autoritetet vendore kanë shpallur heronj persona që sipas grupeve hebreje janë të lidhur me masakrat e luftës së dytë botërore. Për të komplikuar më shumë panoramën për historianë si Gros dhe Grabovski, vijnë dhe deklaratat më të fundit të presidentit rus Vladimir putin i cili u përplas me liderët e Europës Lindore për rolin e Polonisë në shpërthimin e Luftës së dytë botërore. Javët e fundit Putin i ka hedhur benzinë zjarrit duke përsëritur vazhdimisht se Varshava është përgjegjëse për përhapjen e konfliktit si dhe ka ndihmuar gjermanët për të deportuar hebrenjtë. Një javë më parë, presidenti polak Duda, bojkotoi një ceremoni për clirimin e kampeve naziste të shfarosjes të Aushvic Birkenau sepse organizatorët i mohuan lejen për të folur. Duda dëshironte që më atë rast të reagonte ndaj deklaratave të Putin. Komentet e presidentit rus vijnë pas miratimit nga ana e parlamentit europian të një rezolute që e cilëson marrëveshjen mes nazistëve dhe sovjetikëve, në 1939-ën, mes liderit nazist Adolf Hitler e Xhozef Stalin, për të ndarë Poloninë dhe Shtetet Baltike si monmentin kyc për shpërthimin e luftës.
Putin këmbëngul se Bashkimi sovjetik nuk kishte shumë zgjidhje, pas përpjekjeve të përsëritura të Britamisë së Madhe dhe |Francës për ndalur Hitlerin gjatë viteve ’30 – me marrëveshjen e Mynihut në vitin 1938 që i lejoi nazistëve të aneksonin Çekosllovakinë. Në vitin 1941, Hitler prishi marrëveshjen me Stalinin dhe pushtoi Bashkimin Sovjetik duke detyruar sovjetikët të luftojnë. Pavarësisht pushtimeve të para naziste, Armata e Kuqe në fudn arriti të përmbysë situatën duke cliruar një pjesë të madhe të Europës Lindore dhe pushtoi Berlinin.
Sipas Putin liderët europianë duan të zhvendosin fajin për shkaktimin e luftës së dytë botërore nga nazistët tek komunistët, në përpjekje për të vendosur në një kënd Rusinë. Përfshirja e Moskës në këtë debat, sipas Grabovskit, e ka bërë punën më të vështirë për historianët të cilët nuk janë të gatshëm për të mbështetur versionet shtetërore për konfliktin. Ata shprehen se kushdo që kritikon akuzohet se është një agjent rus. E mbijetuar nga kampi i përqendrimit i Aushvic – Birkenau, Liliana Segre, senatore në Itali, vendosi shumë vonë të dëshmojë për tmerrin e përjetuar. Ajo filloi të dëshmojë në moshën 60 vjecare ndërsa aktualisht është 89 vjec. Ajo tregn se ndërmori një hap të tillë kur u bë gjyshe dhe kur mendoi se ishte shëruar nga urrejtja. Asaj iu deshën 45 vjec për të thyer heshtjen dhe për të treguar për ferrin, urrejtjen që i vrau babain, gjyshërit dhe kushërinjtë.
Ajo ishte e vetmja e mbijetuar e familjes, e vetmja që u rikthye në shtëpi. Ajo e tregon veten në atë kohë si një vajzë 1 vjecare, budallaqe dhe injorante. Nuk dinte asnjë gjuhë të huaj dhe nuk dinte ku ndodhej pasi nuk dinte asgjë për gjeografinë. Por përtej dëshmive të saj ajo përqendrohet në apelin ndaj të rinjve; që të jenë të vetëdijshëm për forcën e tyre duke qenë një mbështetje dhe për prindërit e tyre. Por frika e saj është se historia e Holokaustit po zbehet, dëshmitarët janë gjithnjë e më pak ashty si dhe dëshira e të rinjve për të mësuar rreth saj. Një tezë që konfirmohet nga të dhënat e fundit sipas të cilave nga Franca në Gjermani anti semitizmi në Europë po rritet. Dhe tashmë nuk po manifestohet vetëm në kërcënime por dhe në sulme verbale dhe fizike. Dhe për më tepër numërohen vrasje të ndryshme sidomos në Francë. Sulmet anti semite janë në rritje ndërsa numri i hebrenjve që largohen nga Franca për të jetuar në Izrael nuk është më në rritje si disa vjet më parë.
Në një kohë që Europa dhe e gjithë Bota përkujtojnë 75 vjetorin e clirimit të Aushvic – Birkenau, në ditën e Kujtesës, janë të shumtë ata që pyesin nëse ekziston rreziku për të harruar atë që ishte Holokausti. Një europian në 20 nuk ka dëgjuar të flitet asnjëherë për Holokaustin. Shifrat janë rezultat i një sondazhi të CNN ku janë intervistuar më shumë se 7 mijë persona nga Mbretëria e bashkuar, Austria, Franca, Gjermania, Polonia, Suedia dhe Hungaria. Një e treta e të intervistuarve deklaroi se dinte pak ose asgjë për Holokaustin. I njëjti sondazh i kryer vetëm në Austri tregonte se 56% e personave të intervistuar injorontye faktin se 6 milion hebrenj janë vrarë nga nazistët dhe aleatët e tyre. Në pjesën më të madhe të vendeve europiane, mësimet për shfarosjen janë vendosur në programet shkollore, por gjithësesi shpesh mënyra se si flitet për këtë temë, i tejkalon kufijtë politiko – edukative dhe bëhet cështje shtetërore.
Austriakët kanë një marrëdhënie kontroverse me Holokaustin dhe rolin në shfarosjen e hebrenjve, romëve, homoseksualëve dhe kundërshtarëve politikë. 68% e tyre mendojnë se Austria është viktimë dhe në të njëjtën kohë bashkëpunëtore në ekzekutimin material të Holokaustit. Deri pa kohë më parë, mësimi për genocidin, nga ana e nazistëve, në shkolla, mbështetej në parathënien se Austria ka qenë viktima e parë e pushtimit gjerman, pa pranuar se pjesa më e madhe e austriakëve ishte integruar më së miri. Dhe 42 për qind prej tyre as nuk e dinë se Maut’hausen, rreth 100 kilometra larg Vjenës, ka qenë një kamp përqendrimi.
Dhe në shkollat e Francs, leksionet për Holokaustin janë të detyrueshme. Por 58% e popullsisë së intervistuar mendojnë se Franca ka qenë njëkohësisht viktimë dhe fajtore në shfarosjen e hebrenjve. Ndërsa 45 për qind e tyre nuk e njohin ekzistencën e qeverisë franceze Viki, që bashkëpunoi me pushtuesin nazist. Në Greqi nga ku janë deportuar në Aushvic 55 mijë hebrenj, profesori i historisë Viron Ntegkas shprehet se problemi me të cilin përballet ,ë shpesh është injoranca për shkak të moshës. Ai pranon se për pjesën më të madhe të studentëve grekë Holokausti duket si një histori antike. Shumë herë ata kanë vështirësi të kuptojnë se viktimat mund të jenë ende gjallë duke vuajtur ende pasojat. Në librat e historisë së Greqisë ka dëshmi dhe të hebrenjve grekë dhe studentët habiten që ka pasur hebrenj grekë. Në Suedi ku dhe edukimi për Holokaustin është pjesë e programit të studimeve, theksohen veprimet pozitive të vendit gjatë Holokaustit, pavarësisht qëndrimit teknikisht neutral. Termi “autobusat e bardhë” i referohet mjeteve me të cilat Kryqi i Kuq suedez dhe qeveria daneze kanë shpëtuar më shumë se 15 mijë të burgosur nga kampet e përqendrimit në pranverën e 1945-ës duke negociuar me nazistët për lirimin e tyre, e për t’i drejtuar më pas nga Gjermania në Suedi, nëpërmjet Danimarkës.
Sipas profesorëve në një kontest ku partitë e ekstremit të djathët fitojnë gjithnjë e më shumë terren si në Suedi ashtu dhe në Europë, ky lloj arsimimi duhet mbikqyrur dhe duhet mbajtur në jetë. Ngritja në pushtet e partive të së djathtës apo populiste ka pasur një impakt të drejtpërdrejtë në mësimin e historisë në vende të tjera europiane si Hungaria. Historianë vendas mendojnë se qeveria hungareze po përpiqet të prezantojë historinë e Holokaustit në një mënyrë shumë të vecantë me qëllimin për të ripërcaktuar pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë hungareze.
Nga 1.1 milion hebrenj që u vendosën në Aushvic, Hungaria ishte vendi që deportoi më shumë për një total prej 430 mijë. Në Spanjë e cila nën drejtimin e Frankos kaloi nga një qëndrim neutral në një qëndrim jo të qartë gjatë luftës, leksionet për Holokaustin janë vendosur në programin kombëtar vetëm në 2006-ën. Por mësuesit thonë se argumenti është trajtuar në mënyrë shumë sipërfaqësore dhe i përmbledhur në më pak se dy faqe. Rusia nuk e ka bërë pjesë të programit shkollor termin Holokaust si standard edukativ deri në 2016-ën dhe pse lënda është e detyrueshme me ligj. Janë vetëm gjashtë orë mësimi në shkollat e larta për të mbuluar të gjithë Luftën e dytë botërore. Gjermanie e pranon entitetin e përgjegjësive të saj për krimet më të këqia në historinë europiane. Në vend është i detyrueshëm mësimi për Holokaustin, dhe përfshihet në shumë lëndë të tjera nga historia e deri tek arti dhe muzika. Pjesa më e madhe e studentëve shkojnë në eskursion në një kamp përqendrimi.
Profesorët e historisë këmbëngulin se mësimet për holokaustin është thelbësore për të reflektuar për ngjarjet aktuale. Retorika neonaziste dhe raciste ka pasoja. Ka ndodhur në të kaluarën dhe po ndodh dhe tani. Në Skoci ku sistemi edukativ është i pavarur në krahasim me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, mësimi i Holokaustit nuk është i detyrueshëm. Por gjithësesi në shumë shkolla flitet për ‘të. Në Britaninë e Madhe dhe në Uells, është i detyrueshëm mësimi për Holokaustin si në histori ashtu dhe në lëndën e edukatës fetare. Ndërsa në Irlandë, Holokausti përbën vetëm një pjesë shumë të vogël të programit shkollor. Kohët e fundit rrjetet sociale po afirmohen si një metodë alternative informacioni. Profili në Tuiter i Aushvic Memorial, publikon biografitë si të viktimave ashtu dhe të të mbijetuarve të kampve të përqendrimeve. Nga një këndvështrim praktik, 2.3 milion persona kanë vizituar Aushvic një vit më parë. Por nëse mendohet për këto shifra, kuptohet se janë me miliarda personat që nuk e kanë vizituar e ndoshta nuk do e vizitojnë asnjëherë.
/abcnews.al/