Homazhe në kujtimit të shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço

Kanë nisur homazhet në shenjë respekti dhe nderimi për shkrimtarin dhe diplomatin Teodor Laço, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Homazhet po zhvillohen në hollin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa Laço do të nderohet nga një sërë personalitetesh nga bota e artit, kulturës, por edhe politikës. Mësohet se në homazhe do të marrë pjesë e kryeparlamentari Ilir Meta.

Jetëshkrimi i shkrimtarit dhe ish-deputetit

Teodor Laço. Ai lindi më 29 shtator të 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Paraditen e nesërme në nder të tij, për t’i dhënë lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se do të mbahen në Ministrinë e Kulturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse studioi agronomi në Universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60. Laço është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?