Homazhe për Teodor Laçon, Berisha: Humba një mik të çmuar. Do kujtojmë zërin e tij të fuqishëm

Kanë nisur homazhet në shenjë respekti dhe nderimi për shkrimtarin dhe diplomatin Teodor Laço, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Homazhet po zhvillohen në hollin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa Laço do të nderohet nga një sërë personalitetesh nga bota e artit, kulturës, por edhe politikës. Kështu, i pranishëm në homazhe ishte kryeparlamentari Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërië. Mësohet se deri në orën 12:00 do të vijojnë homazhet, ndërsa më pas trupi i pajetë i Laços do të udhëtojë drejt Korçës, vendlindjes së tij, qytet që la amanet të prehet.

I pranishëm në homazhet në ndër të Teodor Laços ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Deputeti I djathtë shprehu para mediave se vdekja e Laços ishte një humbje e madhe për botën e kulturës, por edhe politikën. Ai theksoi se sot kishte humbur një mik të mirë, një intelektual I zot që fliste me zërin e arsyes.

“Teodor Laço është një humbje e madhe për botën e kulturës, artit të letrave dhe politikës, Laço ishte njëri prej shkrimtarëve më të shquar të vendit, një nga intelektualët më të formuar. Një nga politikanët më të urtë. Zëri I tij, ishte zëri i arsyes. sot, ndofta kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të pëlqyera në vitet e diktaturës nga mbarë shqiptarët siç ishte ajo ‘Shi në plazh’. Sot kanë kaluar vite, por njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të intelektualit Laço. Teodro Laço është shkrimtari ndofta që i thuri himne më të bukura Korçës dhe korçarit. ndaj ai zë një vend të ndritur në letërsi. Ndihem I lënduar se kam humbur një mik të çmuar.”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?