Horoskopi 1 Dhjetor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Dashi
Këtë të martë ndjenjat tuaja do të jenë mjaft të favorizuara nga Venusi. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk e keni kaluar ende, por mos u demoralizoni dhe gjëja e duhur që duhet të bëni është të ecni para. Bëni kujdes që të mos stresoheni dhe inatoseni sot, nuk duhet që ti nxirrni nervat tuaja te personat duhet. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për ndryshim, por do të ishte mirë që të mos rrezikonit në këtë moment prisni dhe pak dhe më pas mund të bëni çdo gjë që ju dëshironi.
Demi
Epo pas gjithë asaj rëmuje të bërë gjatë ditëve të fundit më në fund do të arrini që të gjeni pak qetësi. Do të keni mundësi që të zëvendësoni ndjesitë negative me ato pozitive. Po ashtu do të jeni të karikuar me energji për të eksploruar vende dhe njerëz të rinj. Partneri këtë të martë do të tregohet mjaft i ëmbël me ju dhe do të bëjë të pamundurën që ju të ndiheni sa më mirë.
Binjakët
Sot do të bënit mirë të mundoheshit pak për të mbajtur nën kontroll ankesat dhe debatet. Kjo ditë do t’ju ngarkojë me shumë punë dhe orët do t’ju duken si vite. Disa situata të komplikuara do t’ju komplikojnë ditën më shumë, na vjen keq Binjakë por kjo nuk është dita e duhur për ju. Në këto momente keni shumë shqetësime dhe ndiheni të stresuar. Gjëja e vetme e mirë këtë të martë është se keni partnerin në krah dhe ai do të përpiqet t’ju lehtësojë situatat sado pak.
Gaforrja
Me ndikimin e favorshëm të Hënës, kjo ditë do të jetë perfekte sa i takon çështjeve sentimentale. Mundohuni që të largoheni nga situatat e pamundura, pasi veçse do të humbni kohë.Sa i takon punës, ky është momenti i duhur për të reflektuar dhe bëni mirë që vendimet e rëndësishme ti shtyni për një ditë tjetër. Në lidhje me çështjet financiare, çdo gjë do të shkojë mirë dhe Hëna do t’ju lejojë që të bëni dhe disa shpenzime të pamenduara.
Luani
Ndiheni shumë të lodhur. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet dhe polemikat, të paktën sot.Nëse vazhdoni debatet me partnerin ta keni të sigurt që ai nuk do t’ju kuptojë dhe kjo gjë vetëm sa do t’ju largojë nga njëri-tjetri. Në lidhje me punën janë disa persona të cilët mbajnë anën tuaj, por sërish kanë dyshime.
Virgjëresha
Vendosja e yjeve inkurajon që të shprehni veten në një mënyrë të pazakontë. Sot do të shijoni shumë bisedat me miqtë tuaj dhe nën efektin e disa gotave alkooli ju do të bëni disa çmenduri të vogla. Gjatë bisedës ju do të flisni për disa gjëra të habitshme që keni kaluar. Kjo gjë do të mërzitë partnerin tuaj dhe disa krisje të vogla do të ndodhin në marrëdhënien tuaj. Qetësohuni sot dhe merrini gjërat me qetësi. Beqarët do të prezantohen me persona që do ti ndryshojnë jetën.
Peshorja
Do të kaloni disa vështirësi në marrëdhënien aktuale.Beqarët sot do ta ndjejnë veten të sigurt dhe do fillojnë të shprehin ndjenjat e tyre. Prandaj merrni avantazh nga kjo dhe krijoni një lidhje të fortë mes të dyve. Në punë disa lajme të reja do t’ju zbukurojnë ditën dhe do ju shtojnë energjitë.
Akrepi
Atmosfera është e mbushur me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Nëse i keni hyrë një lidhje dashurore kohët e fundi, atëherë pozicioni i planeteve do t’ju bëjë të kuptoni sot se çfarë aventurë jeni duke kaluar. Ndyshimet planetëve gjithashtu do t’ju ndihmojë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse tani ju duket çdo gjë e komplikuar.
Shigjetari
Kjo e martë për ju të dashur Shigjetarë do jetë e mbushur plot pozitivitet dhe mundësi të reja si në punë ashtu dhe në jetën dashurore. Sot mund të shprehni gëzimin tuaj pa frikë dhe tregojini partnerit tuaj sa e dashuroni dhe sa mirë ndiheni afër tij. Pasi të keni shprehur këto ndjenja ju do të jeni në ggjendje të merrni hapa të tjera.
Bricjapi
Ju sot do të ndiheni pesimist kundrejt inciativave që keni marrë. Në dashuri, një ndjenjë e re mund të shkaktojë disa trazira në jetën tuaj. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni për financat dhe duke qenë se jemi në prag festash do të ishte mirë që të kurseni pak.
Ujori
Është e rëndësishme të kontrolloni qëndrimin tuaj dhe të lini mënjanë krenarinë. Ju mund të përfundoni duke i larguar njerëzit, nëse nuk jeni të vetëdijshëm se si veprimet tuaja ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Çështjet familjare do t’ju pengojnë në lidhje me disa vendime për karrierën tuaj.
Peshqit
o të merrni shumë mbështetje dhe këshilla nga njerëzit e tjerë sot, por në fund çfarëdo vendimi që merrni duhet të vijë nga zemra juaj. Dita për beqarët nuk do të jetë ditë me fat për të gjetur personin e zemrës. Dikush sot mund t’ju bëjë një propozim interesant.