“I Love Tropoja”, si thirrje për divorc
Nga Edmond Arizaj –
Medioker, banal, pa nivel, fyes. Keshtu do ta ndertoja fjaline e pare per krijimin (nuk di si ta quaj, film, pjeseza humoristike, grumbuj barsoletash) e aq shume reklamuar. Shpresoj shume, qe disa prej aktoreve aty, si Bruno Shllaku, Bujar Asqeriu, e ndonje tjeter, t’i kene pranuar rolet e tyre vetem per shkak te pageses. Ishte nje perpjekje e stermundimshme per t’i ngjare sadopak filmave italiane si “Miresevini ne jug” dhe “Miresevini ne Veri”. Perpjekje, sepse ne realitetin qe pashe une, ishte si ngrefosja e zhapikut per t’u dukur si paraardhesi i hershem, dinosauri. Krijesa qe shfaqet ne menyre arrogante ne Pallatin e Kongreseve, nuk ka bosht. Sekuencat mbivendosen si vaji me ujin. Nis si frike karshi Tropojes, kulmon me nje detyrim martese dhe perfundon me martese me dashuri. Fillimisht ta shfaqesh Tropojen dhe tropojanet ne vitin 2020 si te dale nga shpellat e Bajram Currit, te eger, te pakulturuar, te paditur, e deri ne marredhenie seksuale si kafshe (pa puthje), me e pakta me duket injorance. Dhe po kaq injorante eshte edhe shfaqja e Fierit si qytet “frikacakesh”. Ne asnje moment ne filmat italiane nuk ka fyerje per krahinat, sidomos per Napolin. Ka humor te holle, ka sarkazem edhe kur behet fjale per vjedhje (i njohur Napoli per kete), por jo fyerje.
“I ❤️ Tropoja” ka vec fyerje. Nuk ka askund perplasje kulturash mes qyteteve, nuk ka ironi me problemet, nuk ka sarkazem me situatat. Ka thjesht banalitete, batuta te degjuara, nje fare sforcimi ne gjetjen dhe krijimin e dialogjeve. Shumica e te qeshurave qe degjoja ne salle vinin vetem kur permendej fjala “mut”, apo nenkuptohej ndonje veprim a organ seksual. Dakort mund ta pranoj qe krijesa qe shfaqet prej disa ditesh, eshte bere pikerisht per kete nivel, pra komentuesit e JOQ, por besoja se arti, ata qe vetequhen artiste, ata qe investojne ne art, perpiqen te japin mesazhe pikerisht nepermjet humorit, ironise, sarkazmes. Keshtu i kam pare une te pakten filmat e Roberto Beninjit, qe e fuste doren ne plage dhe e rrotullonte teksa te bente per te qeshur, por ama te bente te mendoheshe. Njejte eshte dhe Keko Zalone, sarkastiku gjenial me problematiken e perditshme ne Itali. Apo skenaret gjeniale te dhjetera filmave te tjere qe merren me problematiken e jugut te Italise qe eshte identik si Shqiperia.
Por tek “I ❤️ Tropoja” nuk pashe asgje. Asgje. Madje as minimumi dashuri per Tropojen. Nuk e di sa kohe kane jetuar ne Tropoje apo me tropojane skenaristet dhe regjizoret. Nuk e di sa e kane kuptuar thelbin e atyre njerezve. Por meqe producenti mburrej se e kishte shkruar brenda nje nate, sapo kishte degjuar nje gojedhene per fjetjen e vajzes me mikun (qofsha i gabuar, por kjo me duket si shpikje per te ngjallur kurreshtje), besoj qe as e njeh fare as te kaluaren e Tropojes e jo me te tashmen. Madje as nuk e dine ndoshta se Tropoja eshte pjese e malesise se Gjakoves. Dukej se gjithe njohja me Tropojen, ishte vetem nga gazetat, politika dhe dashakeqesia e atyre qe me tropojan nenkuptonin “malok”. Por kjo s’ka rendesi. Une nuk u merzita pse u nderpre filmi 20 minuta dhe nuk kerkoi askush ndjese, as per kokoshkat qe duket se ishin bere nje dite me pare me vajin e djegur per here te peste (dhe qe nuk i hengra). Jo. Une u merzita per shpresen qe kisha se te pakten ne artin e kinemase nuk do te ndodhte si me gazetarine ku mund te behej i tille cdo ushtarak, letrar i vogel, apo sulmues ne aksione, apo si me drejtesine ku jurist mund te beheshe edhe me diplome hidrauliku e me doktorature marangozi, apo si me kengen ku cdo bythjashte me mikrofon ne dore mund t’i thote vetes kengetare. Kinemaja eshte dicka tjeter sipas mendimit tim. Eshte dicka e madhe. Nuk eshte vetem lek. Me merziti edhe Rama, kryeministri. Prej kaq vitesh me shitet si nje prej artisteve te medhenj shqiptar, si njeri me sqime qe nuk e duron dot mediokritetin, aq me pak injorancen. Mos valle i dukej vetja si Tarantino qe shfaqet gjithmone nga nje sekuence ne filmat e tij? Mbase. Por gjithsesi edhe interpretimi i tij ishte po aq medioker. Nuk e di. Nuk e di. Nuk jam kritik i kinemase, po flas si shikues. Do te doja te lexoja ndoshta edhe mendimin e Birce Haskos, Mirush Kabashit a Robert Ndrenikes, apo te bente nje “rezyme” nga parajsa Fehmi Hoshafi dhe ndoshta mund te ndryshoja sadopak mendim.
Mund te themi se “ata bene dicka”, le te bejne te tjeret me mire. Por une jam i tjeter pozicioni: Nese nuk e ben dicka mire, me mire mos e bej, sidomos ne art. “I ❤️ Tropoja” nuk m’u duk nje ftese per dashuri, por nje thirrje per divorc. Divorcin nga mediokriteti, banaliteti dhe komercializmi.