FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikën Skënderbeu bashkë me kalin, ngrihet busti i Ramës në Tiranë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka krahasuar shpesh Edi Ramën me Skënderbeun. Sipas saj, reformat e mëdha që ka bërë Edi Rama janë të denja vetëm për një Hero Kombëtar.

Nuk ka kalua shumë kohë nga deklaratat e ministres dhe socialistëve të tjerë dhe qytetarët ua kanë plotësuar dëshirën për nderimin e figurës së Edi Ramës. Në rrjetet sociale, një fotomontazh tregon bustin e Edi Ramës në qendër të qytetit.

Kryeministri ka hequr Skënderbeun bashkë me kalin dhe ka zënë vendin që i takon në historinë e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotoja më poshtë është vetëm një ide, por një pjesë e Rilindjes po e mendojnë seriozisht vlerësimin e Ramës me buste dhe parrulla. Për këtë qëllim pritet të hapet një tender ndërkombëtar me artistët dhe arkitektët më të mirë nga gjithë bota. Një tjetër variant që po diskutohet për ndërtimin e bustit është dhe dhënia e projektit me koncesion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?