FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

iPhone vjen me veçorinë e re, ndryshe nga ç’mund të kemi dëgjuar më parë

Apple, një prej kompanive më prestigjioze të smartfonëve në botë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për përdoruesit e iPhone.

Pajisjet që do të bëhen update me versionin e ri iOS 12, do t’i shpërndajnë automatikisht vendndodhjen e personit i cili ka telefonuar numrat e emergjencës.

Për momentin, kjo veçori ka nisur të përhapet gjerësisht në Amerikën e Veriut dhe do të zgjerohet edhe në vende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i këtij opsioni është reduktimi i kohës së përgjigjes pas telefonatës së një përdoruesi, i cili mund të gjendet në rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

RapidSOS quhet kompania teknologjike e cila ka ndihmuar në integrimin e këtij ndryshimi.

Apple ka bërë me dije se të dhënat e përdoruesit nuk do të jenë të aksesueshme apo të përdoren për të tjera qëllime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?