Irena Beqiraj: Rilindja blen me 70% ulje Besart Kadian e PD

Nga Irena Beqiraj

Tani e ka radhën Papa të lexojë vargje nga kurani i të krishterëve, në meshën e çdo të diele, në San Pietro!
Te djathtët do të na marrin më qafë Perandorinë, doja të thoja Partinë.
Jo mirë e kisha Perandorinë. Sepse partitë kanë nevojë për ideologji edhe njerëz me bindje të qarta.
Perandoritë kanë nevojë për Jenicerë, të cilët për interesa personale hidhen sa andej këndej.
Kur mendoj se politikat socialiste të financave gradualisht kaluan nga Angjeli dhe Ben Malaj tek Kadia më kujtohet një ”gjoja ekspert i verërave që i thoshte kamarierit: “më sill edhe një 7 up për ta shuar pak këtë verën Cabernet Sauvignon Conti d’Arco se duhet holluar pak.
PD na e dha me 70% ulje, ne kë do i japim PD -se ti kthejmë nderin?

SHKARKO APP