Iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti/ “Fundjavë Ndryshe” lumturon një tjetër familje
Prej tërmetit të 26 nëntorit, familja Lasha qëndronte në qiell të hapur. Banesa ku ato qëndronin pësoi dëmtime shumë të mëdha, çka solli edhe shembjen e ndërtesës. Të dy prindërit vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore, mendore dhe fizike. Duke qenë të pamundur për t’i siguruar të ardhmen dy vajzave të vogla.
Për këtë arsye “Fundjavë Ndryshe” iu dhuroi atyre një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Po ashtu fondacioni do të kujdeset edhe për shkollimin e vajzave, si edhe mundësinë për t’i siguruar punë nënës.
“Gëzimi më i madh për fëmijët e mi është kjo që ju keni bërë. Dhe falenderoj çdo donatorë që ka sakrifikuar për ne,” u shpreh Mirela.
Ndërkaq, themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari premtoi mbështetjen e vazhdueshme për familjen Lasha.
“Jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim më kompaninë Philip Morris, arritëm të finalizojmë këtë shtëpi për ju. Dhe që tashmë të marrin fund ato vuajtjet e vjetra, të cilat i mori njëherë e përgjithmonë tërmeti.”
Ta gëzoni shtëpinë e re bashkë me vajzat!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.