Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon bashkë në një seri televizive

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon do të bashkëpunojnë për një projekt televiziv. Bëhet fjalë për një seri televizive, që ende nuk ka një titull dhe që do të flasë për mediat dhe programet e mëngjesit të New York. Dy aktoret dhe miket kanë punuar edhe më parë bashkë, edhe pse për pak episode, në telefilimin “Friends”, ku Witherspoon ka interpretuar rolin e motrës së vogël të protagonistes Rachel Green, (të interpretuar nga Aniston). Jay Carson, producent i “House of Cards”, seri për të cilën është nominuar dy herë për çmimet Emmy, do të jetë skenaristi dhe producenti ekzekutiv së bashku me dy aktoret, edhe ato në rolin e producentes, përveçse protagoniste. Ideja mbërrin nga ish presidenti i divizionit të dramës të HBO Michael Ellenberg dhe do të jetë ndoshta pikërisht HBO që do të merret me transmetimin. Për Aniston do të ishte roli i parë televiziv pas “Friends”, seria kult për të cilën u nominua pesë herë në çmimet Emmy. Së fundmi aktorja ka deklaruar për Variety se dëshironte të kthehej në tv sa më shpejt: “E kam menduar shumë: në televizion është puna dhe aty është cilësia. Në këtë pikë të karrierës sime dua të jem pjesë e historive të mrekullueshme, personazheve interesante dhe të zbavitem”.

SHKARKO APP