Kalaja e Lezhës, ministria: Do ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Ministria e Kulturës bën me dije se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rekurs dhe denoncimin e aktit gjyqësor për dhënien me koncesion të kalasë së Lezhës.

“Udhëzimi i ri për përdorimin e rijetëzimin e siteve të trashëgimisë kulturore plotëson pikërisht boshllëkun që ekzistonte në procedurat e rijetëzimit duke përcaktuar kushte të reja dhe filtra të detyrueshëm për çdo propozim apo projekt”, theksohet në rrjetin social Facebook të Ministrisë së Kulturës.

Prej dy vitesh Ministria e Kulturës ishte në gjyq me një kompani , të cilat i ishin të dhënë të drejta mbi kalanë e Lezhës.

Dhe ka qenë vetë inistrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ajo e cila ka njoftuar  se ministria që ajo drejton ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Teksa ministria ishte në gjyq me një kompani, së cilës i ishin dhënë të drejta mbi kalanë nga qeveria “Berisha”.

Pas dy vitesh, Kumbaro njoftoi se “me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.

 

SHKARKO APP