Kanë- Është dita e “The Beguiled” e Sofia Coppolas dhe tapetit të kuq të saj

Në edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës është dita e Sofia Coppola dhe filmit të saj “The Beguiled”.

Filmi i regjisores amerikane është një nga më të shumëpriturit në Croisette: bëhet fjalë për ribërjen e një filmi të 1971 “Nata e mirë e ushtarit Jonathan”, dhe përbëhet nga një kast yjesh që përfshin Nicole Kidman, Colin Farrell, Elle Fanning dhe Kristen Dunst.

Filmi është ndër më të favorizuarit dhe Coppola do të ishte regjisorja e dytë, që do të fitonte Palmën e Artë pas Jane Campion.

Filmi “The Beguiled” na çon në Virxhinia gjatë luftës civile në vitin 1864: qetësia e një kolegji femëror tronditet nga mbërritja e një ushtari të pashëm të plagosur, që do të futet në zemrat e presidentes, mësueseve dhe studentëve. Nga ai moment mes grave do të lindë rivaliteti.

Një pritje e ftohtë ishte për filmin “Rodin” të regjisorit Doillon – Të martën në mbrëmje ishte radha e filmit të shumëpritur francez në konkurs “Rodin” të regjisorit Jean Jacques Doillon, që pati një pritje të ftohtë. Shumë persona e lanë sallën gjatë shfaqjes së filmit dhe në fund të filmit vetëm disa të duartrokitura dhe protesta.

Dikush thirri ëhstë një kinema e vjetër!”. Filmi me Vincent Lindon në rolin e skulptorit, tregon marrëdhënien e trazuar me asistenten e tij dhe më pas të dashurën e tij Camille Claudel. Në fund gruaja do ta braktisë duke provokuar tek skulptori plagë të mëdha./Tgcom

SHKARKO APP