Katy Perry do të prezantojë “Mtv Video Music Awards”

Këngëtarja Katy Perry do të drejtojë “Mtv Video Music Awards”, eventin në të cilën është në garë me shumë nominime.Ylli i padiskutueshëm i këtij edicioni e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Instagram, ku i dha takim fansave më 27 gusht nga Fabulous Forum i Inglewood, në Kaliforni. Katy do të ndriçojë skenën si performuesja e parë dhe më pas do të prezantojë mbrëmjen. Perry ka siguruar gjithashtu një vend mes yjeve me më shumë nominime, duke mbatjur pesë të tilla: Best Pop, Best Direction dhe Best Visual Effects për “Chained to the Rhythm”, Best Art Direction për “Bon Appetit” dhe Best Collaboration për këngën e Calvin Harris “Feels”, të kënduar nga Pharrell Williams, Perry dhe Big Sean. Është një periudhë e artë për yllin e pop-it. Albumi i ri “Witness” është renditur në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200, duke u bërë albumi i tretë që renditet në vendin e parë. Ka fituar gjithashtu çmimin e artistes femërore në 2017, si dhe vendin e parë në Billboard’s Top Current Albums dhe në klasifikimin e Current Pop Albums. Në nivel botëror disku ka dominuar në klasifikimin e iTunes Albums në 46 vende. Videoja zyrtare e “Bon Appétit” ka shënuar një rekord të ri për yllin e pop-it , duke tejkaluar 100 milionë shikime në vetëm 18 ditë. Videoja e “Firework”, ka tejkaluar 1 miliardin dhe “Roar” 2 miliardë shikime. Këtë vit , videoja e “Roar” ka marrë diskun e Diamantit, duke tejkaluar 10 milionë albumesh të shitura në SHBA. Jo vetëm kaq. Katy është artistja e parë që ka 100 milionë ndjekës në Twitter dhe është më e ndjekura në Twitter nga 2013.

SHKARKO APP