Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Artistët më të famshëm të botës kanë publikuar edhe në Youtube, këngën bamirëse për të prekurit e zjarrit në kullën Grenfell. “Bridge Over Troubled Water” ishte projekti muzikor i ideuar nga Simon Cowell që ka thyer rekordin botëror, duke marrë mbi 350 mijë klikime që në minutat e para. Kjo është shitur më shpejt se çdo këngë tjetër prej një dekade dhe ka fituar rreth 250 mijë dollarë deri tani. Më shumë se 50 yje të skenës botërore janë bërë pjesë e këngës, nga e cila do vijnë shumë të ardhura për të mbështetur familjet dhe të mbijetuarit. Fillimisht u publikua në faqen online të ‘artistsforgrenfell.com’ ku mund të shkarkohej online për 2 dollarë.

Artists for Grenfell - Bridge Over Troubled Water (Official Video)

SHKARKO APP