Kërcitja e qafës ju relakson? Mjekët japin alarmin: Mos e bëni më

Kërcitja e qafës është një veprim që njerëzit e kryejnë. Ky veprim bëhet shpesh dhe në mënyrë të pavetëdijëshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja.

Kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën kjo sepse ka lidhje mes kërcitjes së qafës dhe sëmundjes së ishemisë.

Ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo sepse në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kjo taktikë paçka kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë, nuk rekomandohet aspak nga mjekët.

SHKARKO APP