FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këto shenja të Horoskopit janë më të sigurta në vetvete

Këto shenja të Horoskopit kanë një besim të palëkundur, nuk ka asnjë sfidë që i bën ata të heqin dorë nga qëllimet e tyre.

Dashi

Dashi është shenja që nuk ka kohë për keqardhje apo sentimentalizëm. Kësaj shenje i përkasin njerëzit që janë të vendosur, që duan dhe përballen me sfida. Edhe kur diçka nuk funksionon, vazhdon përpra duke bërë gjithçka për të harruar zhgënjimin. Besimi i tij është i dukshëm në pothuajse të gjitha veprimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luani

Swiss Digital Mobile Reklama

Luani mund të mos e pranojë por iu pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes në çdo situatë, prandaj lind nevoja për vetëbesim. Ai duhet t’i tregojë botës se sa i aftë është, sa ka lindur për të udhëhequr situatat dhe për t’i mposhtur ato. Kjo është arsyeja pse është i njohur për personalitetin e tij serioz dhe me vetëbesim.

Akrepi

Akrepi gjithmonë ka ditur shumë mirë se çfarë duhet të bëjë për të arritur qëllimet e tij. Ai di si të veprojë në situatat e ndryshme të jetës. Një nga të metat është se nuk ka durim të merret me ankesat dhe dramat e të tjerëve. Për shkak se janë të përqendruar tek qëllimet e tyre, kanë tendencë të mos ndikohen nga të tjerët.

Shigjetari

Shigjetarët duan të rrezikojnë, jo nga pakujdesia, por sepse e dinë se mund të kapërcejnë çdo fatkeqësi. Përfaqësuesi i kësaj shenje është shumë elastik, ai e di se gabimet e tij nuk janë një arsye për turp, por krenari, dhe ai kërkon një zgjidhje të natyrshme dhe më logjike sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?