Kinë, myslimanët detyrohen nga qeveria të konsumojnë mish derri dhe alkool

Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, në Xinjiang detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez, e quajtur ndryshe si festa e Lunarit.

Banorët në Prefekturën Autonome të Ili Kazah, thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në ‘kampet e ri-arsimimit’ nëse refuzuan të merrnin pjesë, sipas një raporti të Radio Azia e Lirë

Fotografitë treguan një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit u detyruan gjithashtu të shfaqnin zbukurime kineze të Vitit të Ri, si fenerë të kuq jashtë shtëpive të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?