Kini kujdes kur të shkruani datën përgjatë 2020-s

Historikisht, që kur u shpikën detyrat e shtëpisë, shkrimi i datës në cep të faqes ditët e para të vitit të ri kërkonte tjetër nivel përqëndrimi. Dhe prapseprapë shkruan vitin e kaluar, i vë vijën, shkruan vitin e saktë.

Përgjatë 2020-s, gabimet me datën duhen shmangur veçanërisht në dokumenta zyrtare a me rëndësi. Përpiquni të mos e shkurtoni datën si për shembull 5/1/20, sepse në këtë mënyrë, dashakeqët ose mashtruesit mund të shtojnë 19 ose 21 te shifra që përfaqëson vitin për ta bërë dokumentin të pavlefshëm ose të vlefshëm për më gjatë.

E zëmë se shkruar një mandat pagese me këtë format date, 5/1/20, dikush mund ta ruajë, të modifikojë datën duke shtuar një 21 mbrapa dhe të tërheqë sërish vlerën e shkruar. Ose e zëmë se keni nënshkruar një kontratë huaje dhe data në krye është sërish e formatit 5/1/20. Pala huadhënëse, teorikisht, mund ta modifikojë në 5/1/2019 dhe të kërkojë më shumë para prej jush, huamarrësit. Ka plot mënyra të tjera sesi mashtruesit mund të përfitojnë nga ky detaj, por le të mos u japim më shumë ide.

SHKARKO APP