Kisha Orthodhokse kremton sot 303 vjetorin e Shën Kozmait

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, kremton sot 303- vjetorin e Shën Kozmait.

Kremtimi i kësaj feste do të zhvillohet në kishën e cila ndodhet në fshatin Kolkondas pranë Libofshës në Fier, e cila është një nga pikat kryesore të besimit orthodhoks në Shqipëri.

I pranishëm në këtë festë e cila do të zhvillohet në nderim të Shën Kozmait në 24 gusht, do të jetë edhe Kryepeshkopi, Fortlumturia e tij z. Anastas, i cili do të drejtojë shërbesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si vitet e mëparshme edhe këtë vit, gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillohet panairi kushtuar të Shenjtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shën Kozmai ka vdekur në fshatin Kolkondas në Libofshë, ku ndodhet edhe varri i tij.

Aktivitetet
Shërbesat sot fate 23 gusht do të drejtohen nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij z. Nikolla.

Mbrëmësorja e Madhe Kryepriftërore
-Bekimi i Pesë Bukëve

Pasdarka e Madhe

Shfaqje dokumentarësh
-Film Dokumentar “Shën Kozmai i Etolisë”

-Film Dokumentar “Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?