Kjo është arsyeja pse duhanpirja po dëmton më shumë femrat
Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit, për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike, thanë mjekë dhe specialistë italianë.
”Por, përkundër kësaj, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania ”Philip Morris Italy”.
“Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri tek shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatzënisë”, shtuan ata.
”Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pinë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen.
Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët.