Klajdi Bogdanaj, “motorri me djegie të brendëshme” i markës “BOGU” për LSI-në Fier
Klajdi Bogdanaj është numuri 3 në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për LSI dhe qarkun Fier, por që tashmë jo vetëm anëtarësia dhe simpatizantët e LSI në Fier por dhe shoqëria e tij po e thërrasin “Motorr me diegie të brendëshme”.
E thërrasin kështu për të vetmin fakt sepse nga mëngjesi e deri në mbrëmje është i angazhuar me fushatën elektorale të LSI jo vetëm për zonën e tij por edhe më tej, edhe atje ku ka shok e miq që të mbledhi sa më shumë vota për LSI, pasi mban edhe postin e sekretarit organizativ të kësaj dege
I rritur “nëpër këmbët ” e LSI që në moshë fëminore Bogdanaj e nisi ditën sot si zakonisht me një mbledhje në zyrat e partisë e më tej në Peshtan, në Portëz, në Mbyet, në Patos Fshat, Kasnicë e deri në fshatrat e tjera përrrethë Fierit. Aq shumë energjik është në këto zona sa edhe rivali i tij politik i PS Ruçi po i sjell shumë probleme sa atje ku Klajdi troket e bisedon, disa orë më pas trokasin të PS duke u munduar që tu mbushin mendjen, por jo, ata besojnë tek Klajdi, tek mosha e re tek ata që janë e ardhmja e Kombit
Klajdi ka një moto kur takon banorët e zonave të tij, u kërkon me dashamirësi, duke i bindur e duke u sjell argumenta pse duhet të votojnë LSI-në. Bile ata që ai i takon habiten kur dëgjojnë që ai u thotë votoni numurin 6, LSI në fletën e votimit. Ai është këmbëngulës, i dashur, i respektueshëm ku me buzëaqeshjen, me dorën mbi shpatull e shikim drejt e në sy të dëgjon me vëmëndje , të respekton e mundohet të të japi zgjidhje për pronlemin që ti ke. www.alb365.al