Kodi i Tingujve, koncert pianistik nga Ami dhe Johan Muka  

 Është zhvilluar të martë në mbrëmje në mjediset e Ministrisë së Kulturës në Tiranë koncerti pianistik “Kodi i Tingujve”, me interpretimin e Ami dhe Johan Muka, të një repertori me pjesë klasike dhe moderne.  Për rreth një orë ata kanë luajtur në piano nga veprat e njohura të Bach, Beethoven, Mozart, Lemoine, Chopin etj., si dhe kanë performuar disa hit-e të njohura si “Say something”, “Hall of Fame”, “Stay with me”, “Let her go” etj.

Si mbështetje kryesore në realizimin e këtij eventi për Amin dhe Johanin, motër e vëlla, ka qenë pedagogia e tyre e pianos Vjollca STAMO, e cila është përkujdesur dhe ka ndjekur hap pas hapi rritjen e tyre artistike, qëkur ata ishin fëmijë të vegjël.

Ami MUKA është nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” dhe sapo ka mbaruar klasën e gjashtë me rezultate shumë të mira. Që në klasën e parë ajo nisi mësimet e pianos dhe ka vijuar të marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, koncerte e konkurse. nrezultati premtues erdhi pas rreth 7 muajsh. Ajo ka fituar vendin e parë më 16 dhjetor 2012 në Takimin e Tretë Kombëtar “Duete Pianistike”, si dhe po vend të parë më 26 Maj 2013 në Konkursin Kombëtar “Pianisti i Ri”.

Johan MUKA sapo mbaroi me rezultate të larta vitin e dytë në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ai ka njëmbëdhjet që punon në piano dhe ka marrë disa çmime në evente kombëtare, siç është rasti i Festivalit të organizuar prej vitesh  në Vlorë dhe në Tiranë nga Shoqata e Mësuesve Europianë të Pianos, EPTA.

“Kodi i Tingujve” është koncerti i tretë recital i përbashkët i Ami dhe Johan MUKA. Më 11 Maj 2013, ata performuan së bashku në një koncert dedikuar fëmijëve dhe familjeve të ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendit. Më 15 Qershor 2015, motër e vëlla, ishin protagonistë në koncertin “Hapësirë Europiane”, një kolazh krijimesh të kompozitorëve të njohur europianë dhe shqiptarë.

SHKARKO APP