“Kohët e fundit në Tiranë mbështeste të majtën”, Mustafa Nano: Pse e ndiej shumë humbjen e Bashkim Koplikut. Mund të kishte një qortim brenda vetes për…
Gazetari Mustafa Nano ishte mik me Bashkim Koplikun, ish-zëvendës kryeministër dhe ish-deputet në vitet e para të demokracisë që u nda nga jeta dje në moshën 77-vjeçare për shkak të COVID-19. Nano e ka rrëfyer miqësinë dhe mënyrën se si e njihte Koplikun në një opinion në “News24”.
Ai tha se njohja e tyre ishte e hershme, që kur ndodhi përmbysja e diktaturës dhe se ai mbeti deri në fund i njëjti, që nuk bënte kompromis me bindjet e veta.
Sipas Nanos, kohët e fundit Kopliku mbështeste të majtën në vend.
“Bashkim Kopliku bënte pjesë tek miqtë e mi. Unë kam pak miq dhe ishte një nga njerëzit që kisha kontakte të vazhdueshme, pothuajse të përditshem. E kam njohur që herët, qëkur ndodhi përmbysja. Kemi qenë bashkë pjesë e PD atëherë. Siç e kam njohur, ai mbeti deri në fund i njëjti, një njeri që shpeshherë në emër të bindjeve të veta ai nuk bënte kompromis me bindjet e veta dhe shpeshherë marrëdhënia ime me të ishte dialektike, që shkëmbenim mendimet. Herën e fundit kur më tha se ishte me COVID-19, filloi të më bënte një analizë të spitaleve publike dhe private. Dhe kur e zuri COVID, ai mbeti konservator. Kohët e fundit në Tiranë mbështeste të majtën sepse e konsideronte një parti urbane që i shërbente më mirë vendit”, tha Nano, raporton “BalkanWeb”.
Çfarë kishte Bashkim Kopliku që i gjithë spektri e kujton me nderim?
Nuk besoj se i gjithë spektri. Ai ka pasur marrëdhënie të vështira me të djathtën në Shqipëri. Pasi u shkëput nga PD i shkëputi kontaktet me të djathtët. Nëse kanë reaguar pozitivisht do të thotë që edhe të djathtët kanë mundur të çmojnë tek ai një lloj luajaliteti që ai kishte ndaj qëndrimeve të veta. Ai ishte i njëjti nga fillimi në fund. Ishte për ekonominë e tregut por në mënyrë gati-gati talebane, në mënyrë pozitive. Grindje me të gjithë në emër të besimeve të veta. Ishte pro Trump, megjithëse e kritikonte, po të ishte në SHBA do ishte një konservator 24 karatësh.
Çfarë ishte jashtë publikes?
Ishte njeri me interesa të shumta. Qysh në vitin 1990 ai ka njohur, kontaktin me botën nuk e kishte përmes legjendave gojëdhënave apo të tjerëve njohtë 3-4 gjuhë të huaja. lexonte komunikonte, përditësohej për çdo gjë në botë. Lexonte letërsi artistike, shumë i dhënë për shtypin. madje kohët e fundit e kapi një pasion për gjuhën shqipe, alfabetin. u thellua aq shumë a thua se ishte një studiues i mirëfilltë. Filloi të më përcillte me whatsapp të dhëna të shumta, diagrama. Ai ishte që 100 vite pas kongresit të Manastirit germa ‘ç’ dhe ‘ë’ të eliminohej. Ishte thelluar aq shumë me një zell prej linguisti por gjeti rezistencë. Ai nuk pretendonte të ishte gjuhëtar por u thellua aq shumë.
Ju tërhiqte dhe për këto ide?
Absolutisht! Kohët e fundit bisedat tona të fokusuara vetëm këtu. politika dhe politikanët përmendeshin shumë pak.
Është një njeri më pak për mua në këtë botë për të bërë biseda të tilla. Është një arsye ekstra pse e ndiej shumë humbjen e Bashkim Koplikut.
Si e përjetoi largimin nga politika?
Nuk është se e larguan. Më shumë u largua vetë. U familjarizua menjëherë më statusin e ri. nuk ishte ndonjë dramë për të. U familjarizua me rolin e ri dhe s’më ka folur kurrë për drama. Më ka folur thjesht për një keqardhje, një disgustim. Mund të kishte një qortim brenda vetes për një numër qëndrimesh nga periudha 92-96. Duhet të ketë pasur një brerje ndërgjegjeje por natyra nuk ia lejonte ta shprehte. Kam përshtypjen se e ka pasur, unë ia kam lexuar. Janë qëndrime që besoj i ka konsideruar qëndrime që mund t’ia kursente veten, në 1 apo 2-3 raste.