Koncert madhështor i Vasco Rossi, 40 këngë për 40 vite karrierë

Mbi 220.000 fansa qenë në stadiumin në Modena Park dhe rreth 1.5 milionë shikues përpara televizionit Rai 1 për të ndjekur koncertin e Vasco Rossit. Rossi ka përjetuar mbrëmjen e tij magjike për karrierën 40-vjeçare. Ai ka vendosur që të festojë me fansat e tij dhe audiencën në Modena, sepse pikërisht për të gjithçka ka filluar aty. Vasco mbërriti në stadium me helikopter dhe bëri një performacë madhështore 3 orë e gjysmë. Këngëtari me famë botërore këndoi 40 këngë për 40 vite karrierë. Padyshim që asnjë nga fansat, të cilët kanë pritur prej ditësh pa u dekurajuar nga moti dhe nga masat e sigurisë, nuk mbetën të zhgënjyer.

SHKARKO APP