Konfiskohen dhjetëra artefakte naziste në Argjentinë (Foto)

Në një dhomë të fshehtë në një shtëpi afër kryeqytetit të Argjentinës, policia beson se ka gjetur koleksionin më të madh të artefakteve naziste në historinë e shtetit argjentinas. Në këtë dhomë janë gjetur buste të Adolf Hitlerit, shenja të ndryshme “swastika” dhe thika me këtë shenjë. Rreth 75 objekte janë gjetur në shtëpinë e një koleksionuesi në Beccar, lagje në veri të Buenos Airesit. Autoritetet besojnë se janë artefakte origjinale që u përkisnin nazistëve me grada të larta gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministrja e mbrojtjes Patricia Bullrich ka thënë se shumë prej këtyre artefakteve shihen nëpër fotografi të vjetra të Adolf Hitlerit. “Kjo ishte një mënyrë për t’i reklamuar ato, për të treguar se janë përdorur nga horrori, nga vetë Fuhreri. Ka shumë fotografi të tij me këto objekte”, ka thënë ajo.

Image

Image

Image

Image

SHKARKO APP