Kori Siparantum nga Peja u prezentua me katër koncerte në Kroaci

Kori Siparantum nga Peja u prezentua me katër koncerte në Kroaci.

Koncerti i parë u mbajt në St. Lawrance në Petrinjë në koncertin dedikuar 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Domenico Bartolucci.

Kori Siparantum ishte musafir i korit HPD “Slavulj” nga Petrinja. Kori Siparantum u paraqit me disa vepra të njohura botërorë si: Bartolucci, Whitacre, De Mazi etj, dhe u vlerësua lartë nga publiku i pranishëm. Në fund kori nga Kosova u përshendet nga presidenti i korit HPD ”Slavulj” Crnković, i cili uroj korin dhe dirigjentin Memli Kelmendi për punën e bërë.

Koncerti i dytë u mbajt në St. Paul në Zagreb. Në këtë koncert Kori Siparantum u paraqit me vepra të ndryshme stilistike. Ky koncert u drejtua nga dirigjenti Memli Kelmendi dhe dirigjenti I mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio.  Publiku kroat vlerësoi lartë përfromancen e korit Siparantum dhe u duartrokit gjatë Ky koncert u ndoq nga shumë të pranishëm, në mesin e të cliëve ishte kompozitori, dirigjenti dhe pianisti kroat Silvio Foretić i cili vlerësoi lartë punën e korit dhe dirigjentit Memli Kelmendi.

Koncerti i tretë u mbajt në Sallën Koncertale në Petrinje. Kjo mbrëmje u hap me një pjesë Labe nga klarinetisti i mirënjohur kosovar Sead Muqa-Sei në shoqërim të korit Siparantum, për të vazhduar me vepren e dytë “Prijatelji Petrinji” e cila u kompozua nga Memli Kelmendi, vepër e cila i dedikohet enkas qytetit të bukur të Petrinjes. Publiku u mahnit nga kjo surprizë dhe u përcoll me lot gjatë përformancë të kësaj pjese.

Në këtë mbrëmje kori Siparantum u paraqit me vepra të ndryshme nga kompozitorë të njohur të periudhave të ndryshme. Në mesin e shumë pikave u interpretuan edhe këngët e njohura “Janinës ç’i panë sytë” dhe “Këngë Turpi”. Këto pjesë u kënduan nga mjeshtri i polifinisë shqiptare Hysni Zela në bashkëpunim me korin Siparantum, i cili ka ardhur enkas nga Tirana.

Koncerti vazhdoi me vepra në mesin e të cilave ishte edhe vepra “Bum” e kompozitorës shqiptare Dafina Zeqiri – Nushi, vepër e cila u mirëprit nga publiku kroat.

Kori Siparantum u paraqit me vepra të njohura të kompozitorëve të njohur botërorë si “Whitacre, Bartolucci, Runestad, Preisner, De Mazi, Degl’ Ivellio, Zeqiri, Kelmendi etj. Në mesin e shumë veprave të njohura u interpretuan edhe vepra nga kompozitori dhe dirigjenti kroat Josip Degl’ Ivellio me ç’rast dirigjenti i korit Siparantum e ftoi në skenë z. Degl’ Ivellio për të dirigjuar veprat e tij me korin Siparantum.

SHKARKO APP