Kripë në maskat mbrojtëse, vret virusin para së të depërtojë

Studiuesja Ilaria Rubino në universitetin e Albertës, Kanada, ka krijuar një teknologji të bazuar në kripë, që do të mbulojë shtresën e parë ose të mesme të maskava mbrojtëse; dhe në këtë mënyrë do të shkatërrojë piklat e koronavirusit para se ato të mund të depërtojnë për në fytyrë.

Kripa që kristalizohet me skaje të mprehta është përbërësi vrasës në zhvillimin e një maske të ripërdorshme, sepse çdo pikë e koronavirusit që bie mbi të do të shkatërrohej shpejt, thotë studiuesja që po bëhet e famshme për shpikjen e saj.

Ndërsa lëngu nga pikat avullohet, kristalet e kripës rriten përsëri si armë me gjemba, duke dëmtuar bakteret ose virusin brenda pesë minutash, u shpreh ajo.

Maska e ripërdorshme, që nuk lahet, është bërë nga një lloj polipropileni, një plastikë e përdorur në maska kirurgjikale dhe mund të vihet dhe trajtohet në mënyrë të sigurtë shumë herë pa u ndotur.

Ideja, është zëvendësimi i maskave kirurgjikale që shpesh mbajnë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët duhet t’i hedhin pas disa orësh. Maska në fjalë mendohet të jetë në treg vitin e ardhshëm pas miratimit nga ana e sistemit rregullator. Ajo mund të përdoret gjithashtu për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive, të tilla si gripi.

Agjencia e Shëndetit Publik e Kanadasë kohët e fundit rekomandoi që maskat jo-mjekësore të përbëhen nga të paktën tre shtresa, me një shtresë të mesme dhe të lëvizshme të përbërë nga një pëlhurë polipropileni e cila nuk endet, dhe mund të lahet për të përmirësuar filtrimin./abcnews.al

SHKARKO APP