Kur Kalaja e Shkodrës ishte rrethuar nga malazezët

Nga Auron Tare

Kur kalaja e Shkodres ishte rrethuar nga malazezet, komandanti i trupave otomane dhe vullnetareve shqiptare, Hasan Riza Pasha ju propozoi malesoreve te ngrinin flamurin shqiptar ne bedenat e kalase. Ngritja e flamurit ishte nje prej momenteve me te rendesishme te Rrethimit te Shkodres.

Kronikat jane paksa te turbullta ne se flamuri u ngrit apo jo por me dorezimin e Shkodres malazezet te paren gje qe bene ngriten Flamurin e tyre. Respektimi i Flamurit kombetar eshte nje nga shenjat e para te civilizimit te nje kombi.

Me largimin trupave malazeze, Flamuri shqiptar u ngrit me ne fund krenar ne Kalane e Shkodres. Kane kaluar mbi 100 vjet nga kjo lufte dhe historia e Flamurit permendet gjithmone nga historianet.

Fund Maji 2017. Ne Kalane e Shkodres valevitet flamuri i shperfytyruar porositur ne Kine nga Qeveria Berisha. Une nuk e di se kush e ka ne administrim Kalane e Shkodres por nuk mund te mos i them dy fjale per kete turp qe i behet Flamurit KOmbetar.

Ne 2012 sebashku me kolegun Tahiri kemi bere nje debat te gjate ne Parlament per te demaskuar perdhosjen e simbolit kombetar. nga nje Qeveri e papergjegjeshme apo sic do mbahet mend Qeveria e Tortes.

Nuk ka keqardhje me te madhe per mua kur shikoj ende Flamurin e shperfyturuar (nga papërgjegjësia e Qeverise Berisha) te valevitet ne Kalane simbol te rezistencës shqiptare, Shkodrës.

 

SHKARKO APP