Kur nuk ka borë, ka më pak reflektim diellor

Mbulesa e borës është një pjesë e rëndësishme e efektit “albedo”, që i referohet aftësisë së një sipërfaqeje për të reflektuar dritën. Duke reflektuar dritën, bora e bardhë ndihmon në uljen e temperaturës së planetit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rajonet polare – vetëm mendoni për akullin mbi sipërqafen e detit dhe tundrat e mëdha të mbuluara me borë të Skandinavisë dhe Siberisë.

“Bora është krem kundër diellit për Tokën. Ajo e mbron nga nxehja,” thotë Zebisch.

Në vargmalet e ulëta malore, humbja e borës nuk luan një rol të madh në efektin global albedo. Por ka një ndikim të rëndësishëm lokal. Pa borë të bardhë reflektuese, toka nxehet më shpejt dhe thahet. Shiu rrjedh nga toka e thatë në vend që të depërtojë, gjë që rrit rrezikun e zjarrit në pyje, sepse një mjedis më i thatë është më i ndezshëm.

SHKARKO APP