Legjenda e Grykës së Vajës ose Shkëmbi i Vashave, çfarë ndodhi 539 vite më parë
Magazinë E Shtunë, 29 Maj 2021 20:10
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.
Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës.
Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë. Por, ka një kujtesë për Bashkinë e Krujës, të mos hedhi më mbeturinat e qytetit në këtë vend të “shenjtë” ku kalon dhe rruga e vetme turistike për në Parkun e Qafë-Shtamës.