Lezha feston ditën e shtegtarëve
Qyteti i Lezhës ka kremtuar për të 11-in vit rradhazi Ditën e Shtegtarëve, ditë kjo që u dedikohet emigrantëve.
Atmosfera festive dhe tingujt e muzikës tradicionale kanë përshkuar Sheshin Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku numri i pjesmarrësve ishte i larte
Bashkia e Lezhës përzgjodhi këtë natë për të vlerësuar edhe arritjet e të rinjve në fusha të ndryshme.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Fran Frrokaj u bëri thirrje të rinjëve që studiojnë jashtë vendit, që të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë për vendin e tyre
Dita e Shtegtarëve tashmë është kthyer në traditë në qytetin e Lezhës, Festimet për të kanë zgjatur 5 ditë ndërsa kanë kulmuar mbrëmjen e 15 Gushtit.