Lezhë, bibliotekë e lëvizshme për fshatrat, libri më pranë qytetarëve

Nxënësve të 26 shkollave në zonat rurale të Lezhës do t’iu vihen në dispozicion një sërë titujsh librash për ti lexuar.

Kjo iniciative e titulluar “Takohemi Bashkë me Librin” është  ndërmarrë nga drejtuesit e Bibliotekës, duke parë se shumë nxënës në zonat rurale nuk kanë mundësi aksesit në bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e Bibliotekes Suela Bala, ka kërkuar edhe mbështetjen çdo qytetari që mund të kontribuojë qoftë më libra nga bibliotekat e tyre personalë apo dhe me sasi te hollash që të blihen libra të rinj.

Biblioteka e lëvizshme do të udhëtojë në ditët në vijim në 26 shkollat e zonave rurale të Lezhës, ku çdo nxënës mund të marrë libra që dëshiron për ti lexuar. /Report Tv/

SHKARKO APP