Loer Kume, shkrimtari që “refuzoi” Amerikën dhe zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri

“Ky vend nuk bëhet”, është shprehja tipike që dëgjon rëndom, sa herë njerëz të lodhur nga realiteti në vend, shohin të vetmen rrugëdalje largimin nga Shqipëria.

E ndërsa debati është ende i nxehtë pas largimit nga Shqipëria të tenorit Agim Hushi dhe kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi, “Tirana Today” sjell një histori krejt ndryshe.

Personazhi i kësaj jave i rubrikës “Njerëz” është Loer Kume, një shkrimtar, i cili 3 vjet më parë fitoi Lotarinë Amerikane dhe u vendos përballë zgjedhjes për t’u larguar nga Shqipëria e për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vënë përballë dilemës, në një nga momentet më kyçe të jetës së tij, Loeri vendos të qëndrojë edhe që të ndërtojë biznesin e tij në fushën e stomatologjisë që prej kohësh ëndërronte.

Kume rrëfen në “Njerëz” çfarë e nxiti të aplikonte Lotarinë Amerikane, por mbi të gjitha çfarë e mbajti në Shqipëri. Sot, i bindur në zgjedhjen e tij, Loer Kume shpreson që librat e tij të frymëzojnë sadopak edhe njerëz të tjerë të zhgënjyer si ai dikur, që të përpiqen ta ndryshojnë Shqipërinë.

Krijimi i tij më i fundit “Histori e shkurtër e rrëmujës” tregon pikërisht se si një djalë i suksesshëm, kthehet në Shqipëri për të vënë në zbatim tezën e tij në fushën e drejtësisë, me dëshirën për të kontribuar për vendin e tij.
“Vendi jemi ne, nëse ne ndryshojmë, edhe vendi mundet”, shprehet Loer Kume, i cili sot nuk mund ta thotë me bindje se vendimi për të mos shkuar në SHBA, ishte ai i duhuri. Por, është padyshim, vendimi që ai i beson me gjithë forcën e shpirtit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7F8MPTkSy9I” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP