Lulja që duhet të kemi në dhomën e gjumit
Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në një saksi pak më të madhe. Ajo është më së miri të vendoset në dhomën e gjumit, sepse kjo lule është ndër të paktat që pastrojnë ajrin natën. Nuk kërkon shumë kujdes ajo rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në saksi pak më të mëdha.
Dheu duhet të jetë i shkriftë dhe i përshkueshëm, ndërsa saksitë të cekëta, sepse lulja ka rrënjë të cekëta. Nuk duhet ujitur tepër sepse mund të kalbet. Ujitet vetëm kur të thahet dheu, uji duhet të ketë temperaturë dhome, ndërsa gjatë ujitjes uji nuk bën të arrijë në qendër të dheut. Uji nga pjata nën enë duhet të derdhet.
Gjatë ujitjes duhet përdorur ujin me temperaturë të dhomës. Rriten mirë edhe në dritë të dobët, mirëpo larat në fletë atëherë janë më pak të theksuara. nU përshtatet ajri i thatë, por janë të ndjeshme ndaj zhvendosjes.