Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë
Kalçiumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale. Si kalçiumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve. Kalçiumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve. Magnezi nga ana tjetër përdoret për prodhimin e ADN-së dhe proteinave për muskujt, kockat dhe sistemin imunitar. Nivelet e ulëta të magnezit çelin udhën e sëmundjeve të zemrës, shumë herë më tepër se kolesteroli i lartë apo yndyrnat.
Ushqimet e pasura me magnez
Tërshëra-Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.
Spinaqi-Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Farat e Kungullit-Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.
Farat e Linit-Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre. Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.
Çokollata e zezë-Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado-Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.