Marrëzia e Ramës sot, si e Berishës dje
Nga Xhovan SHYTI –
Pasi më parë rrefuzoi thirrjen e presidentit të Republikës për mosngutje në rivotimin me shpejtësi në Parlament të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, të njejtën këmbëngulje refuzuese kryeministri Edi Rama e vijoi edhe ndaj faktorëve ndërkombëtarë.
Konkretisht të martën ndaj komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Havelyi, dhe, një ditë më pas, pra të mërkurën, ndaj eurodeputetit gjerman, njëherësh Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, si edhe tetë eurodeputetëve të grupit të Partive Popullore Evropiane.
Që të gjithë këta personalitete në funksion zyrtar reaguan pas deklaratave të kreut të maxhorancës, njëherësh dhe Kryeministër i vendit, që përsëriti prerazi se: Kodi Zgjedhor do votohet në seancën Plenare të enjtes, pra ditën e sotme.
“…Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet në 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë Kodin Zgjedhor, por të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist antishumicë dhe antiparlament, këtë proces”, – ishte ajo çka artikuloi Edi Rama, në përgjigje të ripërsëritjes nga Komisioneri për Zgjerimin të sugjerimit për rivotim të ndryshimeve në Parlament, pasi të ish shprehur më parë Komisioni i Venecias. Ekspertëve të të cilit Presidenti i ka adresuar një kërkesë lidhur me kushtetueshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga maxhoranca parlamentare, me ndërhyrjet në Kushtetutë.
Këmbëngulja e paprinciptë e Edi Ramës, të shquar për të tilla skena, nxiti reagimin e Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, i cili ditën e djeshme, përmes një shënimi në Twitter, shprehu shqetësimin për këtë vendim të artikuluar zëtrashë nga kryeministri Rama.
Në akord me kolegun e tij të Zgjerimit Havelyi, kreu i Komisionit të Jashtëm të PE-së shkoi dhe më tej kur paratha se: ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund ta thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit, gjë që do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.
“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.
Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”,- shkruante në Twitter deputeti gjerman, ndërsa të tetët e partive të djathta, në letrën e tyre adresuar Ramës, ndër të tjera theksonin: “U tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare…”.
Përmbajtja e mesazheve të mëspërme, referuar asaj çka artikuloi maxhoranca nëpërmjet Taulant Ballës, nuk duket se ka për ta tjetërsuar këmbënguljen e marrëzishme të Ramës.
Njësoj siç nuk i’a tjetërsuan mëndjeshkrepjen kryeministrit paraardhës të tij Sali Berisha thirrjet në korr të ndërkombëtarëve për të ripërsëritur votimet në disa qendra votimi ku manipulimi dhe vjedhja e votave bënte “muuu..!”.
Kjo ndodhi në pas 26 majin e vitit 1996. Atë kohë, megjithse shërbente si president, Sali Berisha ishte fuqiplotë, si Edi Rama sot, dhe komandonte gjithçka. Qeverinë, Parlamentin, gjykatat,prokuroritë,policinë…
Edhe Berisha atë kohë, njësoj si Rama sot, i injoroi thirrjet e këshillat e ndërkombëtarëve, madje nuk denjoi të priste as ish Zvendësekretarin amerikan të shtetit, që mbriti në Tiranë pikërisht për të biseduar lidhur me anullimin e votimeve në disa zona. Dhe haraçi që morri si shpërblim tashmë, dihet prej të gjithë shqiptarëve që pop resin gjaktrazuar fundin e marrëzisë së Edi Ramës. / Arberianews.net