Masat anti-Covid, ja çfarë problemesh shkakton maska e papastër

Situata për shkak të pandemisë, ka ndryshuar dhe stilin tonë të jetesës në përditshmëri. Duke pasur tashmë edhe kujdesin e shtuar me masat anti-covid, shpesh harrojmë se përdorimi i detyrueshëm i maskës në përditshmërinë tonë mund të bëjë që këtë mjet mbrojtës ta përdorim më shumë sesa duhet.

Po ashtu, shpesh na ndodh që gjithashtu sa herë e heqim maskën, e vendosim diku sipër një vendi të papastër.

Përdorimi për një kohë të gjatë dhe vendosja e saj në vende të papastra mund të bëjë që maska të mos mbrojë siç duhet dhe të ulë efikasitetin e saj.

Ekspertët thonë se përdorimi i gabuar i maskës mund të shkaktojë shfaqjen e puçrrave ose skuqje dhe irritim të lëkurës.

Te femrat, problemet mund të shtohen nëse maska vendoset në ambient me lagështirë të lartë menjëherë pasi është bërë tualeti.

Problem tjetër që mund të shkaktojë përdorimi i gabuar i maskës është vështirësia në frymëmarrje për shkak të grumbullimit të shumë baktereve. Për këtë arsye, ekspertët dermatologë dhe jo vetëm, kanë këmbëngulur që maska të jetë e pastër dhe të mos përdoret më shumë sesa është e rekomanduar.

SHKARKO APP