Matematika e kryeministrit të vetëm në botë që tallet me sakrificen e qytetarëve

Nga Klodian Tomorri –
Degjova nje replike te kryeministrit Edi Rama me kolegen Marsela Karapanco te A2 CNN, e cila ne fakt ishte nje fyerje ndaj sakrifices se taksapaguesve shqiptare. Gazetarja e pyeti se me cfare buxheti do te financohet udhetimi i 120 kuksianeve; me taksat e qytetareve apo parate e vet kryeministrit. Ndersa pergjigja e zotit Rama ishte: “Sa taksa paguan ti? E thashë sepse shumë shpesh e dëgjoj nga ata që nuk e dinë sa taksa paguajnë që “nga taksat tona”, “taksat tona” sikur ta dinin këta sa taksa paguajnë, do ishte një hap i madh përpara.”
Nje kryeminister nuk mund te jete me mosmirenjohes se kaq ndaj mundit te qytetareve qe kontribuojne dhe financojne arken publike. Por kjo sjellje e kryeministrit nuk eshte e rastesishme. Gjate viteve te fundit, ne Shqiperi eshte propaganduar fuqishem nje teze e rreme. Ate se taksapaguesit qe mbushin arken publike, jane biznesmenet e medhenj, miqte e ngushte te kryeministrit. Sponsori me i madh i kesaj propagande eshte vete kryeministri. Por ky eshte nje manipulim i pandershem dhe nje deformim i madh i se vertetes. Ne fakt kontributoret me te medhenj te buxhetit jane qytetaret.
Sa here qe nje qytetar ndez driten e shtepise, hap rubinetin e cesmes, ulet ne lokal, shkon me pushime, qeveria i merr 20 per qind takse. Ne cdo pese buke, qe nje familje e varfer ble per t’u ushqyer, njeren ja merr qeveria si taksa. Sa here qe dikush ble 3 litra karburant, qeveria i merr dy litra taksa duke i lene vetem nje liter bleresit. Shkurt sa here qe qytetaret fusin doren ne xhep, qeveria i takson.
Ky eshte burimi me i madh i te ardhurave te buxheti. Vetem nga dy taksa, tvsh dhe akciza, te cilat paguhen teresisht nga konsumatoret, qeveria mbledh gjysmen e te ardhurave te buxhetit. Nese ketyre u shtohen, taksat mbi pronen, ato mbi rrogen, tarifat e sherbimeve, kontributet e sigurimeve, atehere rezulton se 95 per qind e te ardhurave ne buxhet vijne nga qytetaret dhe vetem 5 per qind paguhen nga miqte e medhenj te kryeministrit, ata qe marrin tenderat dhe kontratat publike.
Meqe kryeministri pyet se cfare taksash paguajne qytetaret, kjo eshte pergjigja. Mbi 95 per qind te te ardhurave qe mbledh buxheti. Dhe nje kryeminister, i cili kohet e fundit ka zbuluar pasionin per te ironizuar lapsuset e kryetarit te opozites me shifrat, duhet te filloje te shqetesohet seriozisht per njohurite e tij mbi tabelen e shumezimit. Ose t’u kerkoje falje qytetareve per fyerjen qe u ben sakrifices se tyre.

SHKARKO APP