Më 25 prill jepini shuplakën që meriton
Nga Ervis Zholi –
Edi Rama një figurë tashmë e konsumuar nuk na bën më përshtypje, sado të përpiqet , me fjalimet e tija të përgatitura nga një staf që meson siç do vet.
Truri i tij i vogël tashmë nuk prodhon me ide dhe risi , ai në gjithë këto vite qeverisje nuk ka pasur prioritet popullin, ekonominë, arsimin dhe rininë.
Përsa i përket rinisë, gjithnjë ai ka preferuar të mbaje të paarsimuar, e me keq akoma duke larguar më të mirët.
Në kaq vite qeverisje ky individ ka parapëlqyer ose më saktë e ka pasur më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin, në këtë vënd ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar që mban rreth vetes në atë kupolën e grisur tashmë.
Përveç nevojës së pashpresë propagandistike për të mbuluar imazhin e degraduar të qeverisë dale nga binaret, gjuha e Ramës tregon edhe se si atij nuk i bëhet vonë për askënd.
Një udhëheqës me mendje të shëmtuar totalitare si e tija, nuk pranon dhe nuk mund të qeverisë një popull me profesionistë të përgjegjshëm e kurajozë, që punojnë me korrektësi e dinjitet.
Atij i duhen vetëm skllevër të nënshtruar, të gatshëm të shkelen nga kukullat e tij ku ai ka përqëndruar pushtetin.
Ndërkohë që vëndet e punës janë vetëm për njerzit që preferon Rama, të rinjtë preferojnë të braktisin shkollat pasi shohin që prindërit e tyre nuk kanë para për të blerë asgjë, nuk kanë me se t’i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot ato 3 vakte ngrënie, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e larta që rëndojnë mbi ta çdo ditë.
Rinia po ikën që ti dalë krah familjes jo të ardhmes se tyre pasi pamundësia të bën të mendosh vaktin e bukës, pagesat e shumta. Ata shpresojnë të gjejnë një punë diku larg për të mundësuar një jetesë më të mirë dhe mbase një të ardhme më të sigurtë.
Të rinjtë e diplomuar sot janë ata që vuajnë nivelet më të larta të papunësisë, FAL EDI RAMES.
Mjafton t’i hedhësh një vështrim te shpejtë qeverisë dhe e kupton modelin e zyrtarëve që ai preferon.
Është e thjeshtë, ai kërkon burokratë anonimë të bindur e të nënshtruar, që vetëm zbatojnë me përpikmëri gjithçka iu kërkohet.PRA AI NUK DO STUDENTE EKSELENTE TË SHKOLLUAR BRENDA APO JASHTË SHQIPËRISË. AI DO MINISTRA QE DINË TË VJEDHIN, MASHTROJNË. Sot Shqiperia po braktiset nga banorët e saj, jo sepse ata duan të ikin, por sepse politikat shteruese po i ” përzenë”, nga vendi, po i detyrojnë të flakin diplomat dhe të largohen për të punuar në punë të lodhshme, por edhe nga ato të rendomtat.
Rilindja me ushtarët e maviosur e kanë parë dhe po e shohin emigracionin masiv të shqiptarëve si një leverdi të vazhdueshme dhe jo si një fatkeqësi apo manifestim të drejtpërdrejtë të dështimit të tyre.
Faktin që vendlindja nuk është më e ngrohtë për shqiptarët duhettu kishte nxitur një ndjesi paniku e përgjegjësie, por Rama ka vite që nuk çan kokë për këtë problem.
Nuk i intereson se ikin te rinjte apo të gjithë, nuk i intereson që i ka braktisur dhe se u ka lënë si zgjidhje largimin. Kjo qeveri është e eklipsuar nga bëmat e veta, që i shesin si punime në versionin 3D, 4D, 5D…E ndërkohë që “elita” shqiptare endet rrugëve të botës duke punuar nën tutelen e një shteti që u siguron gjitha ato çka Shqipëria e tyre nuk ja u ofron dot.
Por po troket koha e larjeve të hesapeve me popullin nga kjo qeveri sharlatanesh të pa skrupujt.MJAFT MË!!!! Shqipëria nuk është vetëm e Edi Rames dhe ministrave të tij, por është e të gjithë Shqiptareve. Ne 25 PRILL populli do i japë shuplaken e merituar Rames dhe Qeverise se tij.
Ne 25 Prill do regjistrohet filmi i fundit për Edi Ramen dhe qeverinë e tij.