Mësim në shkollë apo online? Prindërit të ndarë: Në shtëpi nuk mësohet, më mirë të përsëritet viti

“ABC News” bëri një vëzhgim në shkolla për të parë nga afër situatën e krijuar nga koronavirusi. Prindërit ishin të ndarë nëse duhej ose jo të mbyllen shkollat. Për mikrofonin e “ABC” disa thanë që duhet të shkojnë fëmijët në shkollë pasi është anti-stres dhe mësojnë në shumë.

Mirë ishte të vazhdonte, se edhe online nuk është zgjidhje. Vjet klasa e 4 që mbaroi vajza, më mirë të mos ishte bërë fare, të ishte përsëritur, asnjë gjë nuk mësoi” tha një prind.

Kanë nevojë për shpjegim, e kuptojnë edhe më mirë, është edhe anti-stres të vijnë në shkollë me kujdes me të gjitha” tha një e moshuar. “Në shtëpi nuk mësojnë gjë” u shpreh një tjetër.

Ndërsa të tjerë janë të mendimit që me rritjen e rasteve të zhvillohet edhe mësimi online. “Edhe mund të mbyllen nëse ka shumë raste, pse jo? Përse të mos mbyllen?”. “Më mirë mësimi online se duke mos zhvilluar fare mësim” tha një tjetër.

SHKARKO APP