Mësimi online lë mangësi, 7-vjeçari mbetet pas me mësime

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Ministria e Arsimit pezulloi procesin mësimor ndërsa të gjithë nxënësit zhvillonin mësimin online.

Por kjo mënyrë nuk ka dhënë shumë rezultate tek fëmijët e klasës së parë.

Sigerio Nuredini është nxënës i shkollës “Gjon Buzuku” në klasë të parë dhe mësimi online apo në kanalet televizive ka lënë boshllëqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam mësuar në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigerio tregon se i mungon shkolla dhe shpjegimi i mësueses.

Ndërsa nëna e tij shprehet se kjo situatë e ka lënë pas me mësime, pasi në shtëpi nuk arrin të përqëndrohet.

“Nuk i di fare as shkronjat e as nuk i bashkon. Vijnë kalamajtë dhe trokasin tek dera hajde dil të luajmë. Nuk e lënë të mësojë.”

Mësimi i zhvilluar online është gjetur si e vetmja mënyrë që nxënësit  dhe mësuesit të vazhdojnë të zhvillojnë mësimet, ku thuajse në të gjitha shkollat në vend janë krijuar klasa në rrjete sociale për të dhënë mësim.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?