FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mësuesit braktisën shkollën, polici lë armën dhe i mëson nxënësve matematikë

Një oficer policie në kufirin e Kenias dhe Etiopisë ka lënë armën e tij për ti mësuar matematikë nxënësve të klasës së pestë.

Ai mori vendimin pasi mësuesit nuk arritën të paraqiteshin në mësim nga frika e pasigurisë.

Jairus Mulumia ishte pjesë e një ekipi të sigurisë në shkollën fillore Forole pas një seri sulmesh në zonë ku vdiqën disa persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Facebook nga Education Development Trust, Mulumia shihet duke mësuar nxënësit në klasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pasi morëm lejen nga drejtori, Mulumia u fut në klasën 5 dhe filloi ti mësojë nxënësve matematikë”,- tha Education Development.

Kur oficerët shkuan në shkollë gjetën vetëm vajza, të cilat guxuan për të ndjekur mësimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?