Michael Jackson, fondacioni i tij i detyrohet 9,4 milionë $ Quincy Jones

Fondacioni që menaxhon pasurinë e Michael Jackson i detyrohet Quincy Jones, producentit historik të yllit pop, 9,4 milion dollarë për “Billie Jean”, “Thriller” dhe arritjet e tjera të mëdha të “Mbretit të Pop”.

Vendimin e mori gjykata e Los Anxhelos, në referencë të mospagesës së të drejtave të Jones për të përdorur muzikën e prodhuar nga ai në filmin, “This Is It” dhe dy shfaqjet e Cirque du Soleil. Sipas avokatit Jones, klienti i tij kishte të drejtë për rreth 30 milionë dollarë, ndërsa fondacioni që menaxhon pasurinë financiare të Jackson donte t’i jepte 392 mijë.

Arsyeja për kontestimin u përfaqësua nga dy kontratat e nënshkruara nga Jackson dhe Jones në vitin 1978 dhe 1985, që përfshinin, ndër të tjera, se producenti i “Mbretit të Pop-it” kishte një pjesë të të ardhurave neto të çdo prodhimi video (videoshow) të këngëve të realizuara prej tij. Në këtë pikë, fondacioni që përfaqëson Jackson nënvizonte se për video-show kuptohej vetëm për videoklipet e këngëve, jo filma dokumentarë (pikërisht si “This Is It”), por gjykata e Los Angeles kishte mendim të kundërt.

“Padia nuk ishte kundër Michael, por për të mbrojtur integritetin e punën që kemi bërë së bashku. Edhe pse shuma nuk është ajo që unë doja i jam mirënjohës jurisë që votoi në favorin tim. Unë e konsideroj këtë jo vetëm një fitore personale, por një fitore për të drejtat e artistëve”, theksoi Jones.

Super-fitimet e yjeve që kanë ndërruar jetë, “Mbreti i Pop-it”, tetë vjet pas vdekjes së tij në 25 qershor 2009, është ai që “fiton” më shumë në mesin e artistëve të vdekur. Forbes, në vitin 2016, ka përpiluar një klasifikim dhe në krye të kësaj liste renditet për të katërtin vit radhazi pikërisht Michael Jackson, pasi perandoria e tij muzikore mbetet një fuqi e vërtetë e biznesit botëror. Pas këngëtarit, është karikaturisti i njohur, Charles Schulz dhe lojtari i golfit Arnold Palmer; nuk mungojnë gjithashtu Elvis Presley, Prince, Bob Marley dhe John Lennon.

SHKARKO APP