Michelle zbulon se Obama ka bërë të njëjtën gjë për 8 vite

Michelle Obama ka zbuluar një detaj që askush nuk e kishte kuptuar për 8 vite me radhë, që bashkëshorti i saj Barack ka qenë në pushtet. Ajo tregoi se ish-presidenti i Amerikës vishte në cdo mbledhje zyrtare të njëjtin kostum dhe këpucë, pa u shqetësuar aspak. Këtë gjë nuk e kishte kuptuar asnjeri, sepse Michelle merrte gjithnjë vëmendjen me veshjet e saj. “Tani njerëzit fotografojnë këpucët që unë vesh, aksesorët, ndërsa nuk e komentua për 8 vite fakti që ai veshi të njëjtin kostum dhe këpucë. Ai ishte shumë krenar për këtë dhe gjithmonë thoshte: Mmm… jam gati për 10 minuta, sa kohë t’u desh ty që të bëheshe gati”, tregoi 53-vjecarja. Të dy po shijojnë momentin si njerëz të lirë, pa përgjegjësi, ndërsa po bëjnë pushime në vende të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?