Mina e Celentano këndojnë bashkë pas 18 vitesh

Pritja për fansat e Minës dhe Celentanos është drejt mbarimit: në 11 nëntor do të dalë albumi i këngëve të reja të tyre  i titulluar “Më të mirat”, ndërsa kënga e re “Më duaj, më duaj”, do të jetë e disponueshme në 21 tetor.

Pas 18 viteve të punës “Mina Celentano”, i publikuar në 1998 dhe ende kampion i shitjeve për diskografinë italiane me 1 milion e 600 mijë kopje, mbërrin projekti i ri për të cilin të dy legjendat e muzikës italiane po punojnë prej kohësh.

Projekti, për të cilin dy këngëtarët punojnë prej kohësh, është realizuar midis studios së Minës në Lugano dhe asaj të Celentanos në Galbiate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?