Miss Shqipëria 2017, vajzat nisin garën e bukurisë, finalja në 16 qershor

Miss Shqipëria 2017, në edicionin e saj të 19 po vazhdon rrugëtimin tradicional në favor të promovimit të vlerave turistike  të Shqipërisë, si një nga qëllimet e hershme të këtij formati. Vajzat konkurrente pasi kanë pëfunduar turin në plazhin e rinovuar të Spillesë nën mikpritjen e Bashkisë së Rrogozhinës kanë vazhduar rrugëtimin drejt perlës së Jugut, Plazhit të Dhërmiut. Duke kaluar në  Qafën e Llogarasë, bukuria shqiptare ishte nën objektivin e syve kureshtarë të vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj sic ishin edhe motoristë gjermanë. Rrugëtimi vazhdon, vajzat do të qëndrojnë 4 ditë në brigjet e mrekullueshme të jugut për të plotësuar programin e tyre të përgatitjes së klipeve turistike që do të shfaqen në natën finale të 16 qershorit live nga kalaja e Tepelenës.

SHKARKO APP