Mos e shisni votën me 25 prill!

Nga Skënder Sadri KAPITI –

Me 25 Prill 2021 janë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ka vite që në Shqipëri gjithmonë është akuzuar dhe konstatuar nga qytetarët, nga mediat dhe nga vetë politika se bëhet manipulimi i zgjedhjeve dhe shitblerja e votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitblerja e votës devijon dhe delegjitimon legjitimitetin dhe vullnetin real të popullit dhe të demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shitblerja e votës është anormale, amorale dhe përbën madje edhe krim elektoral që duhet ndëshkuar penalisht.

Vota në demokraci është vlerë dinjiteti,personaliteti dhe është e drejtë lirie dhe mencuri intelekti.

Dhe duke qenë e tillë në një shoqëri të emacipuar dhe të zhvilluar intelektualisht, demokratikisht dhe patriotikisht vota kurrë nuk mund dhe nuk duhet as që të shitet e as që të blihet.

Pushteti i cili e blen votën, ai pushtet pastaj bën batërdinë duke vjedhur e grabitur shtetin, shoqërinë,pasuritë dhe paranë publike. Këtë e verteton më së miri realiteti aktual në Shqipëri.

Ai pushtet që blen votën e blen për të marrë, rrëmbyer dhe për ta mbajtur pushtetin pasi me pushtetin ai kap shtetin, drejtësinë e pasurinë.

Ai, apo ata të cilët shesin votën bëhen skllevër të pushtetit pasi nuk kanë pastaj as të drejtë dhe as moral për ta kundërshtuar as vjedhjen dhe as korrupsionin e pushtetit, sepse janë shitur te ai.

Por, prej atyre që shesin votën dëmin e madh e pësojnë të tjerët si shoqëria, shteti e demokracia, sepse prej shitjes së votes, në pushtet instalohet regjimi që vjen prej votave të blera sepse në fund të fundit demokracia është bilanc numrash të votave, ku fatkeqëisht vota e shitur, e korruptuar, e manipuluar dhe e blerë ka të njëjtën vlerë sa vota e vullnetit të lirë dhe të pakorruptuar.

Mos e shisni votën për një thes miell apo për 50 euro me të cilat nuk kalohen minimaslish as 5 ditë shpenzimet për ushqim; mos e shisni votën sepse ata që e shesin votën trdhtojnë veten e tyre së pari, i bëjnë dëm të madh po vetes sepse u duhet të presin 4 vite për zgjedhjet e tjera për të marrë thesin e miellit e 50 eurot e tjera. Ata që shesin votën i bëjnë dëm të madh shoqërisë e demokracisë sepse duke shitur votën “legjitimohet” pastaj pandershmëria, korrupsioni, krimi, hajnia si dhe varfëria, papunësia dhe eksodi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?