Nanë Tereza-Rugova-Haradinaj, Trinia e Shenjtë e Kombit Shqiptar
Nga Azgan Haklaj / Në historinë 800 vjeçare të okupimit të Kosovës nga barbarët serbo- otomanë , Kosova më shumë se çdo pjesë tjetër e trojeve Iliro-Arbnore ka derdhur lumenj gjaku për lirinë, flamurin kombtarë, për mbrojtjen e trojeve tona etnike, gjuhës shqipe, traditave ,zakoneve, dokeve të të parëve tanë.
Flaka e lirisë mbeti e ndezur në shekuj në Kosovën Dardane.
Ajo pershkruhet shumë bukur në vargjet lapidare të Kadaresë së madh :
Shqipëri e sertë
Bar, borë e dert
300 kryengritje
Ne 400 vjet.
Për ta çliruar Kosovën nga okupimi 800 vjeçarë nuk mjaftuan çuditërisht as luftrat e udhëhequr nga kryetrimat Dervish Cara, Isa Boletini, Sylejman Vokshi,Idriz Seferi etj, dhe as mendja brilante e Pjetër Bogdanit.
Për ta nxjerrë nga skllavëria Kosovēn u desh njē kombinim fenomenal siç ndodhi në prag të mijëvjeçarit të ri .Beteja për Kosovën tregoj se Zoti kishte pregatitur një mrekulli sui generis.
Në historinë e kombeve që aspirojnē për liri
Shqiptarëve ju dhuroj një shenjtorë, një konstruktor gjenial të pavarsisë si Rugova dhe njē gjeneral strateg te qëndresës së betejave homerike te mishëruara tek djaloshi i ri Ramush Haradinaj.
Sot Ati i pavarësisë së Kosovës Rugova dhe shpirti i shënjtē i lirisë së saj Nanë Tereza që edhe ne momentet e fundit te jetes së saj lutej për Kosovën dhe i kerkonte Bill Klintonit: “Beni diçka për kombin tim”, janë nē parajsë.
Biri i pavarsisë Ramush Haradinaj,gjenerali me i madh ne terrren i cilësuar me të drejtë nga aleanca e lirisë NATO ka zbritur ne betejën elektorale me koalicionin AAK-PDK-Nisma.
Ai do të kerkoje votën burrave dhe grave, djemve dhe vajzave te cilët i udhëhoqi drejt fitores në betejën epike të çlirimit të Kosovës.
Haradinaj eshtē simboli i kēsaj lufte të shenjtë dha padiskutim modeli i persosur i luftëtarit, i strategut që kombi shqiptarë ka nxjerrë në historinē e tij moderne.
Binomi Rugova Haradinaj apo dipllomati e vizionari gjenial ne krah tē luanit të qendresës eshtë një dhuratë që zoti u dha shqiptarëve nē udhëkryqet e historisë .
Kryetrimi Gjergj Kastrioti pati në krah imzot Pal Engjellin , dipllomatin brilant , i cili i siguroi Arbërisë aleatët mē të fuqishëm të përendimit.
Strategët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit paten mbështetjen e mendjendriturve Pashko Vasa e Sami Frashëri.
Ideologet e pavarsisë së Shqipërisë Ismail Qemali , Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi paten mbështetjen e tribunëve popullorē Isa Boletini , Bajram Curri, Dedë Gjon Luli.
Burrat e medhenj të kombeve dhe prijësit e lirisë kanë një të veçantë të cilën e posedojnë vetëm gjenitë.
Para se tē ndahen nga kjo botë pregatisin liderët e tē ardhmes për të përjetësuar e çuar mē përpara veprën e tyre në dobi të Ardheut.
Keshtu ka ndodhur me Gjergj Kastriotin i cili i besoj Arbërinë e lirinë e saj Lekë Dukagjinit.
Me princat e Arbrit , me Balshajt, Topiajt e dinasti të tjera të shquara shqiptare.
Keshtu ndodhi dhe në fillimin e ketij mijëvjeçari te Ri me Gandin e Ballkanit,Rugovën , i cili nominoj për Kryeministër gjeneralin e shquar tē luftës Ramush Haradinajn
Haradinajn e emroj de-fakto trashgimtarë te ri siç bajnë burrēshtetasit e medhenj duke vënë interesat e e larta të atdheut e të kombit mbi ato partiake.
Z Haradinaj sinonim i shpirtit tē qendresës dhe krenarisë kombëtare udhēheq në këto zgjedhje koalicionin e fitimtarëve të betejës për liri perballe taborreve esadistë ,neotitistë të cilēt nuk i kanë dhanë asgjë Kosovës përveçse damkën e shtetarēve më të korruptuar të rajonit të lidhura si oktapod me interesa, pushteti,parash të pista me segmentet më të zeza e antishqiptare të mafjes serbo-ruse.
Haradinaj, burri që i ka fituar të gjitha betejat do të fitojë thellë këtë betejē elektorale në emēr të të gjithë brezave të shqiptarëve që i dolën zot Atdheut.
Në emër tē stërgjyshërve tanë qe themeluan 800 vjet më parē shtetin e Arbërit
Në emër tē Dhimitrit, Progonit e Gjinit, emrin e të cilit e mban me krenari djali i kapedanit shqiptarë ,Ramushit.
Haradinajn do ta votojnë jo vetëm AAK-PDK-Nisma por dhe Rugavistët e LDK-së , partisë së themeluar nga Rugova e cila e emroi kryeminister.
Ate votojnē per ta shpetuar LDK e tradhtuar nga sherbetori i titistëve Isa Mustafa dhe dhe oborrtarët e tij kuislingë që deshën të shesin trojet shqiptare si Esat Pasha për ta mbajtur pushtetin.
Haradinaj e kerkon votën në emēr të Atdheut për të cilën derdhën gjakun e u flijuan vellezerit Luani , Shkelzeni, Enveri, farë e fisi dhe ushtarët e tij trima te cilat i udhehoqi si Leonidha spartanët ne betejën e Termopileve pērballë ushtrive te perse tē Kserksit.
Ramush Haradinaj ashtu si De Goli nuk ju shmang betejave, perballjes me ushtrinë e egër të Serbisë e cila ishte e armatosur gjer në dhambë.
Haradinaj eshte Garibaldi shqiptarë për faktin se duke u perballur me trimeri te pashoqe me perendorinē ushtarake serbo-sllave nën flamurin e kuq tē lirisë jetësoj natyrshëm projektin e bashkimit kombtarē të shqiptarëve si garancinë më tē madhe historike për të mos u përsēritur kurrë më krimet dhe genocidi ne kurriz të tyre.
Haradinaj me betejēn titanike për çlirimin e Kosovës i shtoj tē tjerë brilantë perkrenares së heroit kombtarë Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)
Por jo vetëm kaq , me triumfin e tij në Hagë dhe nē Francë duke çertifikuar kauzën e drejtë të luftës çlirimtare të popullit tē Kosovës lau me ar 24 karatesh emblemën UÇK-së qe shkelqente në gjokset e luftëtarëve per të shndritur në shekuj.
Fitorja e koalicionit të lirisë ka bekimin e shpirtrave hyjnorë të Nanë Terezës e Rugovës ,të Jasharajve legjendarë, te Komandantit Adem Jashari,të martirēve të Reçakut, të flamurit kuq e zi qē valvitet në komandot shqiptare përkrah Natos në Irak, Afganistan, Bosnje pë lirinë e popujve.
Binomi Rugova-Haradinaj janë emblemë e Kosovës Evropiane dhe vetë Kosova lokomativa e kombit në rrugën drejt bashkimit kombtarë dhe integrimit Euro-Atlantik.
Duke i konsideruar zgjedhjet dhe fitoren e koalicionit të lirisë si fondamentale për fatet e kombit Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i ban thirrje qytetarëve të Kosovës familjeve të deshmorëve të atdheut e luftëtarëve të lirisë ,veteranëve, studentëve, mbarë rinisë , patriotëve të të gjitha bindjeve për të cilët është i shenjtë flamuri kuq e zi të të shnderrojnë ditën e zgjedhjeve në një referendum kombtarë dhe permes votës së lirë ti japin një fitore plebishitare aleancës së lirisë të udhëhequr nga ikona e patriotizmit Ramush Haradinaj.