NASA zbulon shtresa akulli në Mars

Një shtresë e madhe akulli është zbuluar nga NASA përqark planetit Mars, një zhvillim që mund të sjellë një kthesë të rëndësishme në misionin për jetën në planetin e kuq.
Shtresat e mëdha të akullit mund të jenë një burim i ujit për eksplorimet në të ardhmen, shpjeguan shkencëtarët.
Agjencia Hapësinore Amerikane arriti të zbulojë shtresat përmes sondës Mars Reconnaisance e vendosur në orbitën e Marsit prej vitit 2005.
Disa prej këtyre shtresave kanë një lartësi 1 metër mbi sipërfaqe, ndërsa në thellësi shkojnë deri në deri në 100 metra.
Prej kohësh studiuesit ishin në dijeni të ekzistencës së akullit në planetin e kuq, kryesisht në polet e tij. Në vitin 2010, revista “Science” publikoi një artikull ku shpjegohej në hollësi se Marsi ishte i pasur me ujë.
Por zbulimi i këtyre shtresave të mëdha të përhapura thuajse në të gjithë rrezen e Marsit dhe fakti që ato janë të ekspozuara edhe në sipërfaqe, ishte befasues.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?