Ndahet nga jeta aktorja Melpomeni Çobani

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja Melpomeni Çobani.

Ajo lindi më 6 qershor të vitit 1928 dhe është një aktore e njohur e skenës dhe ekranit, që mban edhe titullin e lartë “Artiste e Popullit”.

Ajo interpretoi role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Përmendim: “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”.

Për gati 10 vjet shkëputet nga aktrimi dhe i kushtohet tërësisht sportit, ku arriti sukses duke u cilësuar rekordmene dhe kampione në pingpong, në atletikë, në volejboll, etj.

Në vitin 1955 ajo lë sportin dhe kalon përsëri në Estradën e Tiranës, ku talenti i saj duket veçanërisht në interpretimin e monologëve dhe të parodive.

Ka interpretuar në mëse 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura si në filmin “Kapedani”, “Tela për violinë”, etj.

SHKARKO APP